Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » ‘Gjykimi historik’ nga i cili Gregory Kehoe pret ta nxjerrë Hashim Thaçin të pafajshëm shpejt
Lajme Qendrore

‘Gjykimi historik’ nga i cili Gregory Kehoe pret ta nxjerrë Hashim Thaçin të pafajshëm shpejt

adminBy adminNovember 5, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të vështirë e historik mbi të gjitha, Gregory Kehoe, avokati kryesor i presidentit Hashim Thaçi, e sheh procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Megjithëse është optimist se klientin e tij president do ta nxjerrë shpejt të lirë, para se t’i vijë radha vetë Kehoes e mbrojtësve tjerë ta paraqesin mbrojtjen e provat e tyre në gjykatore.

“Mendoj se do të përpiqem ta nxjerrë presidentin sapo Prokuroria ta përfundojë paraqitjen e provave dhe shpresoj ta fitoj mocionin që të mos kemi çfarë të përgjigjemi, deri tashti nuk shoh ndonjë fuqi në provat që ka Prokuroria e që lidhen me presidentin Thaçi. Por nëse na duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, do ta paraqesim rastin megjithëse e vështirë të flitet në këtë fazë. Po përmbahem sepse nëse ju jap një afat kohor, vërtetë që nuk e di se çfarë do të sjellë prokuroria që të përgjigjem por nëse do të jemi të detyruar të paraqesim provat tona, kemi një valë të dëshmitarëve ndërkombëtar që do të flasin për presidentin Thaçi, do të dëshmojnë për faktin se presidenti Thaçi, veçanërisht pas luftës, është përpjekur të sjellë paqe dhe pajtim në Kosovë, personi që është përpjekur ti bind serbët të mos largohen, dikush që shtynte përpara idenë e një shoqërie multietnike, dikush që udhëtonte drejt vendeve të ndryshme në kohë të ndryshme që të përpiqej të mënjanonte ndonjë përshkallëzim potencial dhe tërë këto veçse janë dokumentuar nëpër media përmes videove dhe shkrimeve, pra ai ka qenë personi që i ka bërë gjithë këto vetëm pak ditë pas luftës. E sa kohë do të na marrë neve ta paraqesim gjithë këtë skenar, shpresoj të marr pak ndihmë nga mediat që mund të hulumtojnë pak për ne. Dhe jo vetëm mediat kosovare por media nga mbarë bota, mediat që e kanë përcjellë dhe mbuluar ngjarjet e luftës gjatë 98-së dhe 99-ës.”

Në një intervistë me gazetarë të Klan Kosova, Nacionale e RTK, nga Haga, Kehoe ka treguar se si kanë qenë 3 vjet në paraburgim për Hashim Thaçin teksa priste nisjen e vonuar të gjykimit.

“Mendoj se ka qenë shumë e vështirë për presidentin, siç thatë ai po mbahet tash e tri vjet dhe ka qenë në masën e paraburgim gjatë gjithë kësaj periudhe, vazhdimisht jemi përpjekur ta nxjerrim jashtë por nuk kemi pasur sukses në atë drejtim. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, natyrisht ai duhet të jetë në mbajtje ndërkohë që ka gjykim por ka mangësi sa i përket orarit të Gjykatës, për shembull në raste festash ai sigurisht mund të lirohet.”

“Pra në rrafshin personal për të ka qenë shumë e vështirë, ai po mbahet, ka kurajë dhe më duhet ta them siç po bëjnë edhe tre zotërinjtë tjerë por ka qenë e vështirë sepse gjykimi është zhvilluar ngadalë e do të vazhdojë të jetë proces i ngadalshëm. Prokuroria ka goxha dëshmitarë dhe mendoj se do të marrë ca kohë. Por do t’ua them edhe këtë, do të vazhdojmë të përpiqemi ta lirojmë nga paraburgimi gjatë muajve në vijim dhe do t’ju njoftoj si do të shkojë.” – shton tutje Kehoe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu

October 9, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

By adminOctober 9, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit,…

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.