- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
Author: admin
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.
Të dielën FC Drita zhvillon ndeshjen e xhiros së 11-të atë ndaj KF Liria. Para kësaj ndeshje trajneri, Akis Vavalis tha se e bukura e kësaj ndeshje është se do të luajmë para tifozëve të tyre në stadium, ndonëse është një ndeshje e vështirë. “Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme kundër Lirisë. Pavarësisht pozitës së tyre momentale në tabelë janë një ekip shume i mirë me lojtarë shume cilësorë dhe meritojnë gjendje më të mirë tabelare. Për ne do të jetë një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse duhet të dominohet nga ne dhe në…
Presidenti Agim Ademi është pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s. Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti,…
Dardanapress mban konferencën, – ”Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën lidhur me realizimin e këtij projekti. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete, Aleksandra Jovanovic, qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë nga Zyra për Komunitete, zyrtarë nga Zyra e Kryetarit të komunës, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media. Projekt menaxheri, Sherafedin Vranja, njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit. Qytetarët e komunitetit Rom gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara kanë shprehur shqetësimet dhe mendimet e tyre lidhur…
Drejtori Zuka: Për 9 muaj të këtij viti janë inkasuar të hyra vetanake të një vlere prej 1.097.399.25 eurosh
Kuvendi komunal i Vitisë, mbajti sot seancën e nëntë të rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa propozim vendime dhe janë dhënë disa informata rreth subvencioneve në DKRS, gjithashtu për fillim vitin shkollor etj. Ndërkohë, kuvendarët fillimisht parashtruan një varg pyetjesh jashtë rendit të ditës, për të cilat u përgjigjen kryetari i komunës Sokol Haliti si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Pas diskutimeve që u bënë në fillim, kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi hodhi në votim renin e ditës dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar e KK-së. Më pas, si pikë e parë u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Klubit Futbollistik KF KIKA, Sejdi R.Latifaj, si dhe Drejtorin e Kompanisë “Air Energy-Guris”, Ibrahim Akyol, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për KF KIKA nga ana e Komunës së Kamenicës dhe Kompanisë “Air Energy-Guris”. I pari i komunës duke falënderuar Drejtorin e Kompanisë “Air Energy – Guris”, dhe Drejtorin e KF KIKA, theksoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta përkrah këtë klub me mundësitë që i ka. “Nënshkrimi i marrëveshjes për sponzorizimin e KF KIKA, në bashkëpunim me kompaninë “Air Energy-Guris”, është edhe një dëshmi…
Me moton “Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” sot në qytetin e Vitisë, është mbajtur marshi sensibilizues për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe për përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të organizimit të komunës së Vitisë, DSHMS-së, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti si dhe grave asambleiste të KK të Vitisë dhe atë në kuadër të muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur edhe për përkrahjen e kësaj komune në…
Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë, Drejtoria për Inspekcion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty. Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në keso rastesh, si ky. “Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkepunim me policinë e Kosoves, në mënyrë që të…
Mbahet takimi në mes të bizneseve të rajonit të Gjilanit, anëtarë të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe Raiffeisen Bank Kosova
Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Raiffeisen Bank Kosova dhe Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), me qëllim të promovimit të produkteve të reja bankare të Raiffeisen Bank tek bizneset e rajonit të Gjilanit, Avokati Arsim Vranovci si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe njëherazi President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri (SMKA), bëri thirrje tek bizneset e rajonit të Gjilanit për organizimin e këtij takimi informativ si vazhdimësi e punës së Këshillit të Bizneseve në promovim të zhvillimit ekonomik lokal. Ky takim…
Kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan PËRUROHET PROZA DOKUMENTARE E HASAN BUNJAKUT “NJË GJAKIM I PAFAT” Në kuadrin e veprimtarive letrare të edicionit të 14-të të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka “Fan S.Noli”, kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, ora 12: 00, përurohet proza dokemntare e doajenit të gazetarisë anamoravase si dhe veteranit të veprimtarive kulturore në këtë pjesë të Kosovës, Hasan Bunjakut. Libri i parë i këtij personaliteti të kulturës dhe publicistikës gjilanase, “Një gjakim i padat”, që…

