- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, anëtarët KKSB-së, Zv.komandanti i Policisë, Besim Kryeziu, Udhëheqësi i Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Ejup Kamberaj, Zyrtarja e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Qendresa Ibra Zariqi, Zyrtarja e Lartë për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, Luljeta Ibishi Ferizi, Drejtori i OJQ ‘Syri Vizion’, Naser Lajqi, Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Elda Kallaba dhe anëtarja e Asamblesë, Anduenë Rurudhani, Ekipi Komunal për të Drejtat e Fëmijëve, OSBE-ja, KFOR-i, FSK-ja, OJQ…
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Hoxha, ka dorëzuar projektet e restaurimit të tri objekteve me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kamenicës. Sipas të parit të komunës, pjesë e këtij projekti janë objektet si: Xhamia e Meshinës, Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar dhe Shtëpia e Rrahim Sadikut në Gjyrishec, ku Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjetet financiare për restaurimin e tyre, duke u kujdesur që monumentet e një rëndësie kulturore e historike të ruhen dhe të promovohen…
U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Viti, në të cilën fillimisht është aprovuar procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe më pas është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë. Ndërsa, në fund të këtij takimi është diskutuar edhe për çështje të ndryshme, por që kryesisht lidhën me sigurinë. /GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur sot një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhenrisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshuar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo komunë njhet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë. Kryetari Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla…
Bëhet e ditur se katër shqiptarë kanë fituar në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch. Theksohet se Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju-Jork dhe Nju- Xhersi, të mbajtura dje, më 7 nëntor 2023. Ka qenë ish- anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara. Vlen të cekët se Violeta Berisha nga Puka…
Një person nga komuniteti serb është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:20, në Leposaviq. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë…
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Ndërkaq, Prishtina Weather njofton se reshjet herë-herë do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë dhe lokalisht edhe mund të shkaktojnë përmbytje. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë arrestuar 16 persona, 12 tjerë janë paraburgosur si dhe një personi iu është caktuar vuajtja e dënimit, njoftohet nga Policia./GJILANI INFO/
Edhe nga raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës njoftohet për disa dhjetra aksidente trafikU me lëndime e dëme materiale, por jo fatmiresisht edhe me fatalitet. Sic bëhet me dije nga Policia, prej 56 rasteve sa edhe kanë ndodhur për perudhën kohore në fjalë, 26 prej tyre kanë qenë me lëndime trupor, kurse 30 rastet tjera me dëme materiale./GJILANI INFO/
Në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. Ata janë pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Dërmaku i ka njoftuar udhëheqësit e dy komunave, asaj të Kamenicës dhe komunës së Shtimes rreth zhvillimeve dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti Publik ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë, teknologji si dhe fusha të tjera, përmes të…

