Policia e Kosovës, bazuar në raportin e fundit prej 24 orësh, njofton se në tërë vendin të jenë shënuar 59 aksidente trafiku, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Sipas policisë gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 24 aksidentë trafiku me lëndime, 35 me dëme material si dhe janë shqiptuar 1354 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeve./Gjilani Info/