- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
Author: admin
Ballkani i Therandës dhe Drita e Gjilanit synojnë që të vazhdojnë ecurinë e skuadrave të pamposhtura deri me tani në elitën e futbollit të Kosovës. Ballkani është lider me 26 pikë, duke lënë pas Dritën me 22 sosh pas 11 jave të zhvilluara deri me tash. Nuk duhet harruar faktin se Ballkan e Drita kanë nga një ndeshje më pak. Futbollisti i Dritës, Rilind Haziraj shpreson që me Dritën të kthehen të pamposhtur nga kryendeshja e nesërme në Therandë. “Siç e dijmë nesër na pret një ndeshje derbi kundër FC Ballkanit, e cila sa është e vështirë është edhe…
Nga Aziz Mustafa Kjo fjali më ka mbetur në mendje, që nga koha kur kam mësuar të dëgjoj. Kam menduar me vete: nëse e kam ditur se është rrenë, pse të tregoj rrenë? Pse mos ta pres zinxhirin e asaj rrene? E kam dëgjuar një rrenë, por nuk po e tregoj hiq. Po e mbajë për vete, se nuk më bën gjë dëm. Apo është një kleçkë tjetër: ai personi që thotë “rrenë e kam dëgjuar, rrenë po e tregoj” është në fakt vetë një trillues i lindur si ai Baroni gjerman Munhauzen [Münchausen], të cilit shumë shpesh ia…
U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, u dërgua në Itali dhe pas 24 vjetësh bashkohet me familje
Histori rrëqethëse, djaloshi 13-vjeçar i rrëmbyer në Mitrovicë gjatë luftës së Kosovës, pas 24 vitesh në Itali, arriti të bashkohet me familjen e tij Ka vite që lufta në Kosovë ka kaluar, por plagët për shumë njerëz të pagjetur ende është e hapur, përcjell albinfo.ch. Tani po ju sjellim një histori sa e vërtetë, aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur. Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu,…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Viti të dyshuarin për vjedhjen e një automjeti dhe të stolive të arit. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur dhe pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim. “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 31.10.2023 ka arritur që identifikoj dhe arrestojë të dyshuarin B.H. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e…
Njohës të ekonomisë vlerësojnë se mungesa e stabilitetit politik është duke e dëmtuar ekonominë kosovare në forma të ndryshme. Ata thonë se Qeveria duhet të reflektojë, sepse çdo ditë do të jetë e humbur për qytetarët e Kosovës. Problemet politike në vend janë duke e zbehur zhvillimin ekonomik të Kosovës. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën, thotë se situata duhet të analizohet në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm. Ai tha se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë bërë që të ketë rënie të investimeve të huaja dhe të ketë një hendikep të zhvillimit ekonomik…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu. IHK njofton se si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit (rrezatimit tokësor). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Maqedonci takohet me delegacionin nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri, udhëhequr nga Arsim Vranovci
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci priti delegacionin nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri në krye me Avokatin Arsim Vranovci. Pjesë e delegacionit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri ishin Presidenti i saj Arsim Vranovci dhe anëtarët e bordit Bahri Troja, Muhamet Ymeri, Arbresha Meha, Ardian Kryeziu, Delvina Vranovci. Në këtë takim u diskutua përfshirja e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në dialogun e shteteve të Ballkanit Perendimor për Mbrojtje “Graz Format”, gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën, ku Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri kërkoi nga Ministri i Mbrojtjes i Kosovës pëlqimin që Shoqata t’i…
Arbër Musliu Kamerat në qendrat parashkollore, janë një mjedis i rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve si dhe për të ndjekur dhe dokumentuar aktivitetet e tyre. Kamerat ndihmojnë në monitorimin e lojërave dhe aktiviteteve të fëmijëve, duke siguruar që ato janë të sigurta dhe të përshtatshme për moshën e tyre. Kamerat ofrojnë një mjet të fuqishëm për mbikëqyrjen e aktiviteteve të fëmijëve, si dhe ngjarjeve të papritura, kamerat ofrojnë një burim të vlefshëm të informacionit, për të kuptuar dhe adresuar ngjarjet. Për këto arsye, kamerat janë një pjesë e domosdoshme për sigurinë dhe përkujdesjen e fëmijëve në qendrat…
Nesër, FC Drita zhvillon ndeshjen e xhiros së 12-të në udhëtim kundër FC Ballkanit. Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis në konferencën e sotme për media tha se këtë mesjavë na pret ndeshje derbi, pasi takohen dy skuadrat më të mira në Superligë. “Siç e dini ndeshje derbi dhe luajmë kundër një ekipi shumë të mirë, luajnë dy skuadrat më të mira në Superligë. Vijmë nga një barazim, por fatmirsisht vjen menjëherë nesër dhe mund ta dëshmojmë duke rikuperuar pikët. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitura, por në derbi të tillë luan pasioni dhe motivi për ta fituar…
Ka zgjedhur të martën kryesinë e re asambleja e fëmijëve në Gjilan kurse kryetare është zgjedhur Eriola Fejzullahu. Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, udhëheqësi i Njësisë për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Ardian Foniqi, e ka uruar Eriola Fejzullahun dhe anëtarët e kryesisë për zgjedhjen, duke iu dëshiruar suksese. “Përpos që të drejtat e fëmijëve garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, kryetari i Komunës është zotuar t’ju mbështesë në realizimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja të parapara në ligjin për të drejtat e fëmijëve”, ka theksuar Foniqi. Ai…

