Author: admin

Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, me ftesë të Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefes së UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, mori pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Mirëbesimit në Kosovë: “Në mbështetje të solidaritetit për një të ardhme më të mirë”, një iniciativë që fokusohet në ndërtimin e mirëbesimit në nivel komuniteti mes komuniteteve të ndryshme. Koordinatorja e NJKDNJ-së, znj.Demolli Kastrati në këtë forum ka paraqitur praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në ndërtimin e mirëbesimit, duke u vlerësuar si komuna shembull në Kosovë për bashkjetesë. “Ndërtimi i besimit është një proces mjaft kompleks…

Read More

Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane, udhëheqës komunal të Vitisë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të KFOR-it amerikan, kanë vendosur lule tek busti i diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke çmuar kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtet ndërtimit, ka thënë se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe Komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë. Edhe përfaqësuesi i Ekipit Monitorues të KFOR-it amerikan, togeri…

Read More

Arben Kurteshi Historia jonë shfaq në pah fuqinë e arritjes së lirisë, por tani sfida është të gjejmë mu atë frymëzim dhe vendosmëri për të arritur zhvillimin ekonomik. Të fokusohemi në krijimin e një vizioni të qartë dhe një ideal të lartë për të zhvilluar vendin tonë. Përvoja jonë tregon se gjithçka është e arritshme kur ideali dhe vizioni lidhen me qëllimin. Sfida kryesore qëndron te mungesa e një vizioni dhe ideali për zhvillim ekonomik. Shembujt e vendeve të tjera tregojnë se zhvillimi ekonomik është i mundur në periudha të shkurtra kohore duke përqëndruar përpjekjet në krijimin e kushteve për…

Read More

NGA: ALBERT ZHOLI Këto ditë, poeti Gani Orana, po hedh në treg librin e ri me poezi “Kullat tona”. Kush janë kullta tona?! Çfarë përfaqësojnë ato?! Pse jeta e shqiptarit është lidhur me kullat?! Çfarë ka në brendësi përveç kullave ky libër poetik?! Kullat, për shekuj janë bërë pjesë e jetës së shqiptarit. Në Kosovë, kullat kishin nisur të ndërtohen në numër më të madh në fillimin e shekullit XVIII-të, nga familjet e pasura dhe që kanë pasur deri në 30 anëtarë. Kullat fillimisht ishin ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë nga Dibra, të njohur asokohe si latues të shkathtë të gurit.…

Read More

Ariona Hamzallari ka mahnitur jurinë e “The Voice” në Belgjikë dhe në mesin e 4 mijë konkurrentëve ajo ka arritur të shkojë në finale të këtij konkursi të madh, përcjell albinfo.ch. Ajo aktualisht ka arritur deri në finale të “The Voice Kids Belgium”, pra është në mesin e 8 më të mirëve. Vokali i saj ka mahnitur spektatorët dhe jurinë, të cilët e kanë shijuar dhe i kanë dhënë meritat shqiptares Ariona Hamzallari. Ajo madje ka zgjedhur që të interpretojë këngën e një tjetër shqiptari shumë të suksesshëm, atë të Gjon’s Tears, “Tout l’univers”, këngë me të cilën Gjoni…

Read More

Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Serbisë, e ka mohuar që mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë prej listave të votuesve dhe që policia i ka pasivizuar adresat dhe i ka lënë banorët pa dokumente personale. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ministri për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale dhe presidenti i trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, ka thënë se këto pretendime janë “të papranueshme dhe plotësisht të pasakta”. “I ashtuquajturi pasivizim i adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, nuk është duke ndodhur”,…

Read More

“Për një rrogë më të lartë…ndoshta 500-600 euro do të punoja”, thotë Sanije Kadriu, e cila për më shumë se dhjetë vjet është jashtë tregut të punës. E dekurajuar nga pagat e ulëta në sektorin privat dhe në pamundësi për t’u punësuar në sektorin publik, Sanija po i kalon vitet e 50-ta të jetës së saj e papunë. “Kam qëndruar në shtëpi dhe jam kujdesur për dy fëmijët. Një pagë 300 euro ka qenë e paleverdishme për mua. Vetëm çerdhja e njërit fëmijë kushtonte 100 euro dhe me një pagë të vogël nuk arrija t’i mbuloja të gjitha shpenzimet”,…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read More

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 15-të. Kjo xhiro nisi nesër pasdite, ku do të përballen Malisheva-Ballkani, ndeshje në të cilën kampionët në fuqi llogaritën favorit. Xhiroja e 15-të do të vazhdojë të shtunën pasdite, ku ballafaqohen Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Liria, duel këto që pritet të sjellin sfida interesante. E diela pasdite vjen me dy superduele, ku takohen Prishtina-Drita dhe Gjilani-Llapi, përballje këto që gjithnjë kanë sjellë duele interesante për shkak të rivalitetit mes këtyre ekipeve.

Read More

Qe 15 vite është shpresa e shumë familjeve në nevojë. Halil Kastrati, po vazhdon që me humanizmin e tij të jetë ndihmë e shumëkujt. Së fundmi janë bërë virale edhe disa raste, për të cilat ai dhe shoqata e tij i kanë ndihmuar. Një nga to ishte edhe ndihma që ia bëri 80-vjeçares, e cila ka jetuar e vetme në Fushë Kosovë. Rastet e tilla e prekin shumë emocionalisht dhe mundohet të gjejë zgjidhje për të gjithë. Se çfarë ka thënë për këtë rast e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Read More