- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Pas një pune mbi katër dekada në arsim, është pensionuar profesoresha Hyrmyze Hoxha – Shkodra, profesoreshë e fizikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Në ditëlindjen e saj të 65-të, kolektivi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” e ku ishin të pranishëm edhe kolegë nga Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” kanë organizuar një mbrëmje përshëndetëse, në të cilën janë thënë fjalë miradije për punën e profesoreshës Hyrmyze, e cila ishte një punëtore e paepur, pedagoge, mësimdhënëse e afërt me nxënës dhe shumë e përkushtuar në punën e saj. Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka theksuar se pikërisht…
Vranovci: Duke përkrahur njëri-tjetrin, ndërtojmë një rrugë drejt zhvillimit dhe mirëqenies për të gjithë
Presidenti i Këshillit të Biznesit të Rajonit të Gjilanit, Arsim Vranovci, u bën thirrje të gjitha bizneseve të rajonit të Gjilanit që të mbështesin mediat lokale duke reklamuar produktet e tyre, veçanërisht gjatë sezonit të festave. Arsimi Vranovci, në rolin e tij si drejtues i Këshillit të Biznesit, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe mediave lokale në Gjilan. Duke e quajtur një simbiozë të rëndësishme për zhvillim e mëtejshëm ekonomik të rajonit të Gjilanit, ai inkurajon bizneset lokale që të përdorin këtë kohë të festave të fundvitit si një mundësi për të promovuar produktet e tyre në…
Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”. Kjo për shkak të fushës së rënduar. Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit. Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00. Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin. Në këtë ndeshje “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës.
Pas ndeshjes se djeshme mes Malishevës dhe Ballkanit (0-2), Superliga vazhdon sot me dy duele interesante të xhiros së 15-të. Fushë Kosova do të ndeshet me Dukagjinin, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat. Ndërkohë, në duelin tjetër që luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Feronikeli ’74 përballet me Lirinë, një tjetër ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat. E diela pasdite vjen me dy superduele, ku takohen Prishtina-Drita dhe Gjilani-Llapi, përballje këto që gjithnjë kanë sjellë duele interesante për shkak të rivalitetit mes këtyre ekipeve. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.…
Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare
Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri, në bashkëpunim të ngushtë me Ars Clubin “Beqir Musliu” si dhe ministrive të linjës së Kosovës dhe Shqipërisë së bashku me Ambasadorin Skënder Durmishi, i kanë dorëzuar çmimin më të madh letrar të Komunës së Gjilanit për shkrimtarin Ismail Kadare, në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Nënkryetarja Morina – Bunjaku ka thënë se ky çmim është një mirënjohje e paharrueshme ndaj njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kombit tonë, Ismail Kadare. Duke shtuar se kjo ngjarje…
Statistikat e fundit nga raporti i Policisë së Kosovës prej 24 orësh bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, prej tyre në 17 prej rasteve me lëndime, por për fat të mirë në asnjërin nga rastet thuhet se nuk ka pas aksidente te fatalitet. Për të njëjtën kohe thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 836 tiketa gjobitësë për shkelje të dispozitave ligjore në trafik, kurse janë arrestuar 18 persona si dhe 9 të tjerë janë paraburgosur pasi që kanë ra ndesh me ligjin./GJILANI INFO/
Në fshatin Bellancë të Vitisë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6.27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, ka njoftuar policia. Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me reshje shiu dhe bore dhe temperatura të ulëta. Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHK. “Ditën e diele do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet…
Rahimaj merr pjesë në takimin me kryetarët e komunave për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave
Kryetari Rahimaj merr pjesë në takimin me kryetarët e komunave për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave të organizuar nga Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, z.Liburn Aliu. Në këtë takim u diskutua për ndryshimet ligjore të cilat janë të nevojshme për arritjen e synimeve për riciklimin 50% deri më 2035, kornizën institucionale dhe modalitetin e trajtimit të fraksioneve të ndryshme të mbeturinave./GJILANI INFO/
Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 70 moto kultivator me freza, si dhe për 30 fermerë u shpërndanë mekanizëm për lëvrimin e sipërfaqeve bujqësore. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata në mënyra të ndryshme e përmes shpërndarjes së mekanizmit të nevojshëm. “Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha…

