- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Edicioni i X-të i festivalit mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Mollëkuqet”, edicion për t’u mbajtur mend. Nje hapje spektakolare me dokumentarin e aktiviteteve të QKA” Mollëkuqet ” dhe sukseseve te saj, duke vazhduar me garuesit të cilët në kor kënduan këngën e fëmijëve ‘’E duam lumturinë’’ . Gara filloi fuqishëm me garues nga qytete si: Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Presheva, Vlora, Lipjani, Dibra, Malisheva, Ferizaj, Bujanoci, Fushë Kosova, Rahoveci, Ohri e Kumanova, të cilët i kënduan atdheut, jetës, prindërve, festave e librit, kështu duke i lënë radhë edhe mysafirëve speciale që me performancat e tyre mbajtën alegrinë në sallë.…
Me seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë filluar në Viti aktivitetet e sotme me rastin e 28 nëntorit, 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e Ditës së Flamurit kombëtar Kjo seancë u hap me fjalën e kryesuesit të Kuvendit, Bekim Azizi, i cili përmendi rëndësinë e kësaj dite, me ç’rast kërkoi që këto data të shërbejnë për bashkim të popullit shqiptarë që të punojnë në të mirën e vendit. ‘’ 28 nëntori është një ndër festat më të rëndësishme për popullin shqiptar, ku nëntori përherë sjellë kujtime të lavdishme për popullin shqiptar në etapa të…
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pikërisht në festën e 28 nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cernica, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë e qendrorë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, policisë e qytetarë. Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të nderuar veprën heroike të tyre në shërbim të atdheut. Në ngjarjen e inaugurimit të shtatores, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka folur…
Dy raste vjedhjesh të rënda kanë ndodhur në rajonin e Gjilanit, njëra syresh në Gjilan, kurse tjetra në Viti. Për rastin vjedhjës në Gjilan policia njofon se ka arrestuar përsonin i cili dyshohet se ka vjedhur kasafortën me disa para në objektin xhamisë. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin thuhet se është liruar me procedurë të rregulltë. Ndërkaq për rastin e vjedhjës në Viti njoftohet se policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar dhe pas intervistimit janë dergue në paraburgim./GJILANI INFO/
Akis Vavalis nuk do të jetë më trajner i Dritës. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Gjilani, përmes një postimi në Facebook. Sipas tyre, palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. “Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet në njoftimin zyrtare. “Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin”, thuhet tutje. “Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës,”…
Policia ka arrestuar një person në Viti, për sic thuhet, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas policisë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili pastaj edhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim. /GJILANI INFO/
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen
Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka ndarë disa informata për shumën e parave që duhet të kenë me vete qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë për në zonën Shengen pas 1 janarit 2024. Sipas kësaj faqe si udhëtar me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund t’ju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj. Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në…
Ministrja e Mbrojtjes austriake i kthen përgjigje zyrtare Vranovcit nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Arsim Vranovci ka pranuar përgjigjen zyrtare nga Ministrja Federale e Mbrojtjes e Austrisë, znj. Klaudia Tanner rreth bashkangjitjes së Kosovës në iniciativën e platformës së dialogut për çështjet e mbrojtjes. Ndërsa kanë bërë të ditur se kjo platformë ka filluar në 2018 dhe Republika e Kosovës për shkak të tranzicionit asokohe, ngase akoma nuk ishte kryer transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk ka qenë e mundur të ftohet ministrie njohur si ish formati i Gracit. Ministrja ka theksuar se për antarësim në këtë format, Republika…
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, përmes postimit të disa fotografive ka bërë me dije se: “Po vazhdon me intensitet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit “Stanishor”. “Afër 800 metra tashmë janë pastruar nga mbeturinat dhe degradimi shumëvjeçar”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës i është bashkangjitur Fushatës 16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës në baza gjinore. E portokallta është ngjyra zyrtare e fushatës që simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe një botë të lirë nga dhuna ndaj grave dhe vajzave. Fushata ka filluar më 25 Nëntor dhe vazhdon deri më 10 Dhjetor, ku slogani i saj është: “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR”. /GJILANI INFO/

