Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Pse shumica e bizneseve s’i kthejnë 1 dhe 2 centët pa i kërkuar konsumatori?
Lajme Qendrore

Pse shumica e bizneseve s’i kthejnë 1 dhe 2 centët pa i kërkuar konsumatori?

adminBy adminDecember 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Qytetarët e Kosovës jo nga të gjitha bizneset marrin “kusurin e imtë” pas blerjes që bëjnë, për të mos thënë se një numër i madh i bizneseve as që marrin mundin për t’i kthyer 1 dhe 2 centë.

Por, në të shumtën e rasteve as qytetarët nuk i kërkojnë, ndonëse nga moskthimi i 1 dhe 2 centëve fitimi i kompanive konsiderohet të jetë i madh.

Po ashtu përgjatë periudhës së fundit nuk është vërejtur ndonjë kampanjë nga BQK apo institucionet tjera të cilat do të vetëdijesoni qytetarët që t’i kërkojnë paratë e tyre, edhe pse në pyetje janë centët.

Vetëm në pesë vitet e fundit (2018-2022) duke përfshirë këtu edhe periudhën prej 1 janar deri 30 nëntor 2023, BQK përmes bankave komerciale ka furnizuar tregun me mbi 46.6 milionë copë monedha euro të të gjitha denominimeve.

Nga Banka Qendrore e Kosovës i ka thënë Telegrafit se në kuadër të kompetencave të saj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në suaza të rregullta furnizon sektorin bankar (bankat komerciale) me të gjitha denominimet e monedhave euro plotësisht të reja, të sjella nga bankat e Eurosistemit.

“Si çdo bankë tjetër qendrore edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë vendore me kartëmonedha dhe monedha euro për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme. Këtë funksion, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryen në mënyre indirekte përmes bankave komerciale të cilat janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura me ndërmarrjet, bizneset dhe qytetaret. Në kuadër të kompetencave të saj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në suaza të rregullta furnizon sektorin bankar (bankat komerciale) me të gjitha denominimet e monedhave euro plotësisht të reja, të sjella nga bankat e Eurosistemit”, thuhet në deklaratën për Telegrafin.

Më tej, BQK-ja njoftoi se me qëllim të stimulimit të tërheqjes të këtyre monedhave dhe lehtësimin e qasjes së furnizimit me monedha të bizneseve dhe qytetarëve në bankat komerciale tarifa për tërheqje të monedhave pranë Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës është falas.

“Për më shumë, gjithnjë në kuadër të kompetencave të saj, furnizimi i bankave komerciale me monedha nga Banka Qendrore të Republikës së Kosovës bëhet duke u bazuar në kërkesat që kanë këto të fundit për sasinë e monedhave, kërkesë kjo që kryesisht është e determinuar nga kërkesat që pranojnë këto të fundit prej qytetareve dhe bizneseve. Për kryerjen e këtij funksioni Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban sasi optimale të monedhave euro dhe i furnizon këto të fundit në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm në pesë vitet e fundit (2018-2022) duke përfshirë këtu edhe periudhën prej 1 janar deri 30 nëntor 2023, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale ka furnizuar tregun me mbi 46.6 milionë copë monedha euro të të gjitha denominimeve”, thonë nga BQK-ja.

Ndërkaq, nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se nuk ka të dhëna të përditësuara lidhur me të ardhurat e bizneseve në Kosovë nga moskthimi i monedhave të imëta.

Besart Krasniqi nga OEK-u i tha Telegrafit se kjo praktikë e moskthimit të këtyre monedhave ka qenë më e theksuar në vitet e kaluara, por aktualisht duket se nuk është një çështje e theksuar tek kompanitë.

“Prandaj, është vërejtur një ndryshim pozitiv, sepse disa markete apo kompani me pakicë tani kanë filluar ta respektojnë kërkesën e konsumatorëve për kthimin e monedhave të imëta. Kjo është bërë e mundur, ndër të tjera, edhe për shkak të disponueshmërisë së mjaftueshme të këtyre monedhave në treg”, tha ai.

Ai tha më tej se është e rëndësishme të theksohet se nëpërmjet kontakteve të tyre me bizneset është bërë e ditur se ato janë të informuara që janë të detyruara të kthejnë kusurin dhe janë duke e respektuar këtë.

“Andaj, për këtë çështje, sugjerojmë një përfshirje më të madhe të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila mund të sigurojë furnizim të qëndrueshëm të monedhave të imëta për banka private, sepse janë monedha që dalin nga tregu. Por, edhe një afërsi më e ngushtë dhe bashkëpunim me sektorin privat përmes iniciativave dhe kampanjave të ndryshme që mund të kontribuojë në adresimin më efikas të kësaj çështjeje dhe në ndërgjegjësimin e publikut”, tha ai.

Krasniqi potencoi se për shkak që ka një disponueshmëri të mjaftueshme të monedhave të imëta në tregun e Kosovës, dhe ato kanë filluar të përdoren nga kompanitë dhe konsumatorët.

“Megjithatë, në vazhdim, kërkohet nevoja për një përfshirje më të gjerë nga Banka Qendrore e Kosovës për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të këtyre monedhave në treg. Kjo ndërhyrje duhet të mbajë monedhat e imta në qarkullim, duke theksuar se ato janë të rëndësishme dhe duhet të mbahen në dispozicion dhe në sasi të njëjtë në treg. Prandaj, fakti që këto monedha dalin nga tregu ose mblidhen nga bizneset dhe persona privatë për një kohë të caktuar shton në kuptimin e nevojës për një mbikëqyrje dhe mbështetje të vazhdueshme për të siguruar që tregu mos të përballet me mungesë të tyre. Kjo sugjeron një qasje më të afërt dhe bashkëpunuese midis BQK-së dhe sektorit privat për të ruajtur disponueshmërinë dhe funksionimin e furnizimit të këtyre monedhave të imëta në treg”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur lidhur me atë pse nuk ka fushata që qytetarët të vetëdijesohen që t’i kërkojnë paratë e tyre pavarësisht se janë 1 ose 2 centë, ai tha: “Gjithsesi që fushatat vetëdijesuese janë një mjet efektiv për të informuar publikun dhe promovuar praktika të caktuara. Por edhe sa i përket mungesës së fushatave të tilla specifike në Kosovë në lidhje me kthimin e monedhave të vogla duket se ka pasur një zhvillim pozitiv në kuptimin e ngritjes se vetëdijes për kthimin e monedhave të vogla 1, 2, centëshe”.

“Prandaj, theksojmë edhe një herë se ky proces ka qenë më i theksuar në të kaluarën dhe se vetëdijesimi i bizneseve dhe klientëve ka arritur në një nivel që tani shumica e tyre duket se respektojnë këtë proces, por edhe disponueshmeria e këtyre monedhave të imëta në treg e ka bërë efektin e vetë.

Për fund duhet që të theksohet se kjo është një dukuri që po eliminohet në vendin tonë, sepse kanë qenë të dëmtuar biznesi, konsumatori apo edhe punëtori në këto biznese”, tha Krasniqi në fund.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!

April 30, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

April 23, 2026

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.