Author: admin

Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm. Në rend ditë ishin këto pika: 1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2.Kërkesë për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit Nr.36772, 3.Propozim-vendim për miratim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Kompaninë “ISO-RUBI” Sh.P.K me procedurë të negocimit të ofertës, 4. Propozim-vendim për caktimin e normave tatimore…

Read More

Java e Kodimit ishte aktiviteti kryesor që u zhvillua në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulta dhe të mesme të larta në Komunën e Kamenicës. Ky aktivitet kishte për qëllim të promovojë fushën e shkencave kompjuterike, programimit dhe teknologjisë. Kjo periudhë e posaçme është organizuar për të nxitur interesin dhe pjesëmarrjen në kodim, sidomos tek nxënësit dhe ata që mund të jenë të interesuar të mësojnë më shumë rreth botës së teknologjisë. Kjo javë u karakterizua me ngjarje, kurse, dhe aktivitete që inkurajojnë zhvillimin e aftësive kompjuterike dhe kreativitetin në fushën e teknologjisë informative./GJILANI INFO/

Read More

“Kujtojmë e nderojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, njeriun vizionar e të urtë, shkenctarin dhe kimistin më të madh që kishte regjioni, Prof.Dr. Xhavit Ahmeti”, ka thënë, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan. Ai tha se profesor Ahmeti ishte i dalluar në secilën pikëpamje. I dashur për të gjithë, i pa nënshtruar e këmbëngulës për të drejtat e shqiptarëve. Gagica ka shtuar se të qenit aktiv në jetën politike të kohës, profesor Ahmeti përveç që dha shumë, u bë edhe model për shumë gjenerata të më pastajme. “Jeta dhe vepra…

Read More

“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit në vlerë prej 318,000.00€ për fillimin e projektit të ujësjellësit në fshatin Uglar, bashkë me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai tha se ky projekt do të sjellë përmirësimin rrënjësor të jetesës së banorëve të fshatit. “Ne shprehim mirënjohje të thellë ndaj organizatës bamirëse për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik”, ka thënë tutje i pari i Gjilanit. Kryetari Hyseni tha se do të vazhdojnë me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për të gjitha lokalitetet në nevojë. /GJILANI INFO/

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim që të sigurojë avancimin e praktikave dhe kapaciteteve komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në procese të ndryshme vendimmarrëse. Përmes kësaj strategjie, e cila është hartuar në bashkëpunim me programin e USAID-it – Kontrata Sociale synohet të arrihet një bashkëpunim sa më i ngushtë me komunitetin, shoqërinë civile, mediat, donatorët, bizneset etj. Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozimin për lirimin nga taksa komunale për vitin 2023, përcaktimin…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar anëtarët e KPF-së rreth vlerësimit të ligjshmërisë për dokumentet e fundit, të cilat kanë kaluar fillimisht nga ky komitet pastaj në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke njoftuar se jo të gjitha aktet e miratuara janë vlerësuar nga organet përkatëse dhe po presin edhe vlerësimin e akteve të mbetura. Fillimi i kësaj mbledhje është karakterizuar me pyetje dhe kërkesa të ndryshme nga anëtarët e KPF-së për të cilët kryesisht përgjigje kanë marrë nga zv. kryetari i…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunës së Kamenicës ka njoftuar se është bërë sekuestrimi i dy kamionëve dhe një ekskavatorI të regjioneve të tjera të Kosovës, të cilët kanë qenë duke kryer aktivitet të jashtëligjshëm në fshatin Krilevë. Sipas kësaj drejtorie, pajisjet e sekuestruara janë përdorur për bartjen e sasive të mëdha të gurit, lëndë e parë kjo e cila më pas është përdorur për shtrimin e rrugëve në territorin e Komunës së Prishtinës. “Inspektorati komunal ka vepruar duke u bazuar në kornizën ligjore të vendit, më saktësisht nenit 70 të Ligjit Nr.03/L-163 për Miniera dhe…

Read More

Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, gjatë ditës së hënë. me ftesë së Drejtorëve të SHFMU “Xhavit Ahmeti”në Hodonoc, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë dhe SHFMU “Xhelal Sopi” në Petroc, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, dje ka mbajtur ligjëratë me temën: “Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve që dalin nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”. Këto ligjërata u mbajtën me nxënës të klasëve të –IV-, -V-, -VI-, -VII-, -VIII- dhe të –IX- të këtyre shkollave, ku debati ishte interaktiv dhe nxënësit parashtruan shumë pyetje që iu interesonin. Në fund të ligjëratës nxënësve u është…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në Viti, ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar anëtarët e KPF-së rreth vlerësimit të ligjshmërisë për dokumentet e fundit, të cilat kanë kaluar fillimisht nga ky komitet pastaj në Kuvendin Komunal të Vitisë, duke njoftuar se jo të gjitha aktet e miratuara janë vlerësuar nga organet përkatëse dhe po presin edhe vlerësimin e akteve të mbetura. Fillimi i kësaj mbledhje është karakterizuar me pyetje dhe kërkesa të ndryshme nga anëtarët e KPF-së për të cilët kryesisht përgjigje kanë marrë nga…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se së shpejti do të hapet një fabrikë e re në këtë komunë. I pari i Kamenicës, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në shtetin e Zvicrës është takuar me bashkatdhetarin Samir Vllasi, i cili është bartës i këtij projekti. Kryetari Rahimaj, njoftoi se ky projekt kap shifrën prej gjysmë milioni euro investim, dhe ofron mbi 10 vende të reja të punës qysh në fillim të operimit, si dhe sipas tij qëllimi primar i kësaj fabrike do të jetë prodhimi i mbështjellësve të aluminit për sistemet…

Read More