Author: admin

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një tentim kontrabandë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë. “Një autobus në hyrje të Republikës së Kosovës është selektuar për kontrollë detaje nga njësitë anti-kontrabandë. Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”, thuhet në njoftim. Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë. “Dogana e Kosovës dëshiron të…

Read More

Ka filluar renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Gjilan. “Komuna e Gjilanit kërkon mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagjeje gjatë kohës sa zgjat renovimi, të cilët shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në qendrat më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, kryetari, Alban Hyseni, ka thënë se në këtë formë po përmirësohet infrastruktura shëndetësore në Gjilan.​

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim profesorët, dikur në Shkollën e Lartë Pedagogjike, pastaj në Fakultetin e Edukimit dhe në fund, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, tanimë në pension Faik Shkodra, Bahtjar Kryeziu, Sabri Tahiri dhe Shefik Haliti. Ata kanë uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për zgjedhjen Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke thënë se është bërë punë e vyer që këtij institucioni të arsimit dhe edukimit të lartë ti prijë një profesor kaq i ri, me një kulturë të pasur në njohjen e arsimit…

Read More

“Shumë i lumtur që Gjilani ka kompani të cilat meritueshëm maten edhe me kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare.  Bashkë me sektorin për ekonomi në kuadër të degës së AAK-së në Gjilan, vizituam sot kompaninë për përpunimin e metaleve “Union Metal”, e cila tanimë është storie suksesi”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar  i AAK-së në Gjilan. Ai tha se aty u pritën jashtëzakonisht mirë nga drejtori gjeneral, Nexhmedin Sinani, i cili i informoi në detaje e me saktësi për punën që bënë kjo kompani dhe për sfidat me të cilat përballen ata në punën e tyre. Gagica bëri me dije…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka mbajtur takim më përfaqësues të tregut të punës nga sektori privat dhe publik si  dhe përfaqësues nga fushë veprimtaria e Universitetit, përfaqësues të drejtorive të arsimit nga rajoni i Anamoravës, respektivisht  nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe e Vitisë. Qëllimi i këtij takimi ishte zgjedhja e mandatit vijues të Bordit Këshillëdhënës (Industrial)  të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Vet përfaqësuesit e Institucioneve komunale, kompanive dhe bizneseve, kanë zgjedhur kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial)  për mandatin vijues 2023-2028 Avokatin Arsim Vranovci, i cili njëherësh është…

Read More

Në botim të shtëpisë botuese “Olymp” nga Prishtina, këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i prof. Agim Vincës “Jetë a vdekje përqafuar. Ese & eulogji me një rragatë në fund”. Ky libër përfshin shkrimet kritike dhe eseistike të viteve të fundit të këtij autori. Një kapitull i këtij libri përmban edhe shkrime polemike për çështje të rëndësishme kulturore dhe letrare. Libri ka gjithsej 356 faqe. Fjala e redaktorit Ag Apolloni Kur lexuesi merr në dorë një libër të ri të profesorit, studiuesit dhe shkrimtarit Agim Vinca, për një gjë është i sigurt: ai libër thotë diçka.…

Read More

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo ka ndodhur vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij institucioni, Nevzat Lutfiu përmes një shënimi në Facebook. “Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, ka shkruar Lutfiu. Hapja e zyrave më 22 nentor përkon me Ditën e Kongresit të Alfabetit Shqip. Lutfiu po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt…

Read More

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal,  shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Ajvaz Islami nga Remniku i Vitisë. Ai do të kujtohet për kontributin e tij ne fushen e avokatures për shoqërinë në përgjithësi. Me shkuarjen e tij në amshim, kemi humbur një profesionist të vlerësuar dhe një mik e familjar të devotshëm. Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të avokatit Ajvaz islami”, thuhet ne tekstin e telegramit ngushellues te kryetari Halili,/GJILANI INFO/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read More