- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e X-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës. 2. Pytjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit. 3. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e ligjshmërisë së vendimit nr.36772. 4. Kërkesë për rishqyrtimin dhe harmonizimin e ligjshmërisë së vendimit nr.36867. 5. Propozim-Vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës…
Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende të ndryshme në botë, përcjell albinfo.ch. Dukur ishte Miss Universe Kosova 2020, që tashmë jeton në SHBA, ku ka vazhduar karrierën suksesshëm, së fundi është shfaqur në ballinën e revistës së njohur kudo në botë “Harper’s Bazaar”. Këtë herë për edicionin e revistës prestigjioze të modës, në Vietnam. Aty Blerta Veseli prezanton koleksionin e fundit të Dolce&Gabbana, ndërsa tema kryesore e këtij numri të “Harper’s Bazaar Vietnan” ishte “Traditional Spanish vibes”. Blerta në intervistën e saj për këtë revistë ka folur për rrugëtimin…
Asetet e fondeve pensionale kanë shënuar rënie të madhe në muajin tetor, krahasuar me një muaj më herët. Kontributdhënësve të Fondit Pensional u janë “tkurrur” asetet për 305 milionë euro nga investimet e letrave me vlerë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e asteve të fondit pensional nga investimet e letrave me vlerë deri në muajin tetor ishte rreth 1.66 miliardë euro, duke shënuar rënie për 305 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. “Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 64% të gjithsej aseteve”, thuhet në raportin…
Statistikat policore bejne me dije se në tërë territorin e Kosoves brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 867 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 52 aksidente trafiku, 15 me lëndime dhe 37 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE. Po brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona,9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /GJILANI iNFO/
Gagica: Aleanca në Gjilan tanimë është adresa e vetme e saktë e cila ka ide e plane për secilën sferë të jetës
“Sot, rrugëtimit tonë politik në Aleancë në Gjilan, iu bashkua edhe Dr. Bekim Kastrati, njëri ndër mjekët më në zë në Anamoravë dhe më gjerë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan. Ai tha se Dr. Bekimi i bashkohet një rreshti të gjatë mjekësh që kanë krijuar emër edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar e që janë pjesë e Aleancës. “Nuk ka asnjë dyshim që Aleanca në Gjilan tanimë është adresa e vetme e saktë e cila ka ide e plane për secilën sferë të jetës, qoftë në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, kulturë, infrastrukturë,…
Sot në Viti, është bërë përurimi i rrjetës për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”. Me këtë rast i pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësuesit komunal të Vitisë. Bëhet me dije se implementues i këtij projekti është Qendra Rinore në Viti dhe projekti në fjalë është bashkëpunim i komunës së Vitisë me SKAT (Swiss Resource Centre and Consultancies for Development), qeverinë e Zvicrës dhe Kosovës si dhe në bashkeparticipim me komunën e Vitisë. Sipas Donjeta Sadikut, përfaqësuese e Qendrës Rinore në Viti, ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për mbrojtjen e…
Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni u.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar Reviewer për një punim nga një journal i Springer Nauture “Education and Information Technologies” i cili është journal zyrtar i IFIP Technical Committee on Education si dhe Publisher ka Springer. IFIP (Federata Ndërkombëtare për Përpunimin e Informacionit) është: Organizata kryesore shumëkombëshe, apolitike në Teknologjitë dhe Shkencat e Informacionit dhe Komunikimit. E Njohur nga Kombet e Bashkuara dhe organizma të tjerë botërorë. Përfaqëson Shoqëritë e IT nga 56 vende/rajone, duke mbuluar pesë kontinente me një anëtarësim total prej…
Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut
Oda e Veterinerëve e Kosovës është bërë pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi të përbashkët trepalëshe të homologëve nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Derisa Republika e Maqedonisë së Veriut këtë marrëveshje e rinovon me Republikën e Shqipërisë, Republika e Kosovës hedhë firmën për herë të parë. Kryefjalë e këtij takimi ka qenë tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare midis dhomave të veterinarisë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Me këtë marrëveshje synohet siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar…
Identifikohet grupi që fuste në qarkullim 2 euro false, arrestohen në flagrancë 6 të dyshuarit me 85 mijë euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit. Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të…
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve M. B., G. S., A. M., M. M. dhe Z. M. Me datën 01.06.2023, rreth orës 02:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Viti, marketin “B….”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete të pandehurit kanë kryer vjedhje të rëndë në dëm të të dëmtuarit A. H., në atë mënyrë që me përgatitje paraprake dhe planifikim të veprimeve, të njëjtit kanë shkuar në marketin e lartcekur, ashtu që fillimisht të pandehurit M. B. dhe G. S. hapin me forcë dyert e marketit, depërtojnë në brendi dhe…

