- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
- Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
- Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
- Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
- Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
- Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
- Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Author: admin
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore te HIV /AIDS. Me këtë rast Dr.Aiola Sahiti, mjeke në QKMF -Viti para të pranishmëve sqaroi qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor. Edhe dr.Gentianë Ferati – mjeke nga QKMF-së në Viti, sot ka mbajtur ligjëratë në shkollën e mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu‘’ ne Viti . Përpos ligjëratës janë shpërndarë edhe fletushka me informata për HIV-AIDS dhe mënyrën e parandalimit të saj tek qytetarët e rastit. Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve…
Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni inaguruojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e më pas kanë inauguruar fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe kanë përuruar parkun “Banja”. Kryetari Hyseni, pasi ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, ka bërë të ditur se vlera e projektit të përfunduar të parkut “Banja” është rreth 250 mijë euro, ndërkaq vlera e projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. “Parku “Banja” është njëri nga parqet më të mëdha të Gjilanit në zonën urbane me rreth 2 hektarë hapësirë.…
Rektori Dërmaku ka marrë pjesë në promovimin e librit “Enciklopedia Imagjinare-Postroman” e ish-rektorit Kosumi
Në kuadër të Javës Kulturore Ndërkombëtare për nder të Festave të Nëntorit, në Akademinë e Shkencës së Shqipërisë është promovuar libri “Enciklopedia Imagjinare-Postroman” i ish-rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi. Në këtë organizim ka marrë pjesë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë. Në fjalën e tij, Rektori Dërmaku pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka uruar ish Rektorin Kosumi për librin, duke thënë se veprave të mira të shkruara nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, po i shtohet edhe kjo kryevepër e tij. Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan…
Arsim Kastrati Ideja për Konfederatën apo federatën eventuale me Republikën e Shqipërisë, nuk është në kundërshtim me ekzistencën e Republikës së Kosovës. Federata dhe konfederata janë mënyra të bashkimit dhe bashkimi nuk është nënshtrim, të cilit i frikësohen disa skeptik. Projekti i Republikës së Kosovës është fryt i dëshirës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Ky projekt është e mundshmja dhe akoma e papërfunduara faktike e këtij populli. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk i len shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan e gjetiu, në dëshpërimin e mosrealizimit nacionalhistorik, edhe nëse…
Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.11.2023-30.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e shtatëdhjetë e tetë (1078) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me…
Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri vazhdimisht mbështesin shqiptarët në Luginë, dhe se është në interes të shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor. Kurti këto deklarime i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit. “Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet përgatitore që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Epërme dhe Ramjanin. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se qeverisja lokale e Vitisë, po vazhdon të realizoj projekte të shumta në të gjitha lokalitetet në interes të qytetarëve të saj. Duke folur për këtë projekt infrastrukturor Haliti u shpreh se ata po vazhdojnë në krijimin e infrastrukturës rrugore, në veçanti të lidhjes së vendbanimeve të saj. Ai tha se me këtë po krijohen edhe rrugë alternative dhe banorët kanë më të lehtë qarkullim…
Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimin për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën 100 euro
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme, nën kryesimin e Kushtrim Kadriut, ka miratuar propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për të gjithë tatimpaguesit, deri në lartësinë e faturës, por jo më shumë se njëqind (100) euro, të cilin e paraqiti Krenare Latifi Kqiku (LVV) dhe u përkrah nga të gjithë vendimmarrësit e pranishëm. Në rast se tatimpaguesi e ka paguar faturën për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitin pasues. Kuvendi ka miratuar edhe strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim të avancojë praktikat…
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani”, thuhet në njoftimin e FC Drita. “Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit”, thuhet tutje në njofitm. Klubi Drita dhe trajneri Zekirija Ramadani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. /GJILANI INFO/
Për nder të Fushatës 16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës në baza gjinore, është mbajtur “Marshi i ecjes tradicionale kundër dhunës në bazë gjinore si dhe shpërndarja e fletpalosjeve tek qytetarët”. Në këtë marsh morën pjesë: Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Burbuqe Leka, Drejtoresha e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë Diana Kryeziu-Ajvazi, Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave Arditë Dërmaku, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rinë Matoshi-Huruglica, dhe zyrtare të tjera komunale. Fushata ka filluar më 25 Nëntor dhe vazhdon deri më…

