Author: admin

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Kurti gjatë vizitës së djeshme në Gjilan ka lënë interesin e qytetarëve në rend të dytë duke e nxjerr interesin e partisë së tij në rend të parë. “Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shëtitjen…

Read More

Nga Emi Krosi (Refleksion mbi romanin e autorit Aziz Mustafa “Mos e harro Japoninë, Suzanë”, SHB. Armagedon, Prishtinë, 2020) Shkrimi i përket të gjithëve. Ai nuk ka moshë, as gjini, as profesion. Shumë mjekë, janë bërë ose shkrimtarë ose poetë, krahas profesionit të tyre. “Ideja është që të shkruash në atë mënyrë sa prej trurit të njeriut ajo të rrëshqasë e të shkojë drejt e në zemër”, -thotë Maya Angelou. Por shkrimi është më tepër edhe kultivimi i dëshirave dhe kujtimeve të tua, për të “shpëtuar” veten nga harresa. Në mijëra thurima apo thurje tekstesh, përthyhet një botë imagjianre, që…

Read More

Java e 16-të sjell ndeshjen FC Drita – FC Feronikeli 74, paraprakisht, klubi mbajti konferencë ku folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Muharrem Jashari. Trajneri, Zekirija Ramadani tha se kanë respekt maksimal për kundërshtarin, por jo më shumë se për veten. “Nesër nis rrugëtimi im te Drita dhe debutimi asnjëherë nuk do jetë i lehtë pasi kemi mbajtur vetëm pesë seanca stërvitore, por me 70% të futbollistëve njihemi dhe ma njohin mentalitetin. Edhe ekipin e Feronikelit e njoh dhe flitet për një skuadër me mjaft futbollistë me përvojë. Nuk do jetë e lehtë aspak, ne kemi respekt maksimal për…

Read More

Gjatë 24 orëve te fundit në gjithe teritorin e vendit kane ndodhur 54 aksidete trafiku, prej tyre 19 me lëndime, kurse 35 raste me dëme material, behët me dije përmes raportit prej 24 orëve nga Polici e Kosovës. Njoftohet se po për të njejtën kohë janë shqiptuar 1 mijë e 713 tiketa gjobitëse për shkelje të dispozitave ligjore në trafik. Nga ana tjetër, njoftohet se janë arrestuar 23 persona, 13 janë paraburgosur si dhe 2 persona tashme janë duke e vuajtur dënimin./GJILANI INFO/

Read More

Ismajl  Kurteshi Asociacioni nuk do t’i normalizon marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila ka pretendime territoriale mbi trojet shqiptare. Zgjidhja e drejtë nuk arrihet me presion mbi Kosovën. Zgjidhje e qëndrueshme arrihet vetëm përmes parimit të reciprocitetit, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqet dorë nga reciprociteti. Është e kuptueshme se Serbia asociacionin nuk po e kërkon për avancimin e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë, por po e kërkon për t’u zgjeruar edhe më tutje mbi trojet etnike shqiptare. Sikur ndërkombëtarët kërkesën për asociacion ta bënin me qëllim të avancimit të të…

Read More

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749 euro, para të falsifikuara. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:50, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij. Haziri thotë se Rugova ishte njeriu i cili ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra, transmeton Telegrafi. “Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK. Presidenti ka veç ditëlindje”, ka deklaruar Haziri. Ndryshe,…

Read More

Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka shfrytëzuar sot praninë e liderit, Albin Kurti, për t’i inauguruar edhe zyrat e reja të Lëvizjes, që tasht do të ketë hapsirë më të madhe dhe më komode për aktivitetet e saja si subjekt politik. Kreu i kësaj Qendre, Alban Hyseni, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapën dyert e qendrës së re në Gjilan. “Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, dhe Ndërmarrja publike lokale NPL Stacioni Autobusëve Gjilan SH.A.,  përfaqësuar nga Burhan Isufi, UD Kryeshef Ekzekutiv, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Marrëveshja në fjalë ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, kushteve, në bazë të të cilave Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe NPL Stacioni Autobusëve Gjilan Sh.A., pajtohen ti realizojnë. Fushat në të cilat do të bashkëpunojnë të dy institucionet janë: realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”; studentët sipas kërkesave dhe nevojave të NPLSA do të përgatisin planin dhe specifikimin…

Read More

Ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore të qytetit të Vitisë, nga stacioni i autobusëve në drejtim të Kllokotit. Punimet nga afër i ka vizituar kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor. Përgjatë kësaj rruge, gjithashtu është duke u ndërtuar trotuari që do të bëhet deri tek qendra tregtare Mediteran. Gjithashtu janë duke vazhduar punimet në asfaltimin edhe të rrugës tjetër kryesore nga vendi i quajtur “Te pasqyra” e deri në hyrje të fshatit Drobesh. Ndërkohë, përgjatë Lumit “ Morava e Binqës ”, është duke u punuar në rrugën që do shtrohet me kalldrëm, si dhe urat mbi lumin që do…

Read More