Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Viti pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, bëhet e ditur përmes raportit të policisë.
Sipas këtij raporti thuhet se i njejti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, e ndërkohë ka kanosur edhe babain.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti ka shkuar në procedurë hetimore./GJILANI INFO/