Author: admin

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Edutask, Diana Lekaj drejtoresh, Arben Qirezi ekspert-përgjegjës për vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe Diellza Zejnullahu koordinatore e projektit. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë. Ky takim është realizuar në kuadër të projektit tre vjeçar “E ardhmja Kohesive-Cohesive Futures”, i cili zbatohet nga konsorciumi me tri OJQ, Syri i Vizionit, Instituti Edutask dhe Ngo Aktiv. Ndryshe, ky projekt financohet nga GCERF (Global Community Engagement and Resilience Found). Projekti “E ardhmja kohesive”, ka për…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan  ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën  deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. IHK njofton se fundjava parashihet të jetë me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar sot në Pejë, vendin e krimit në të cilin ishin vrarë gjashtë të rinjë serbë, më 14 dhjetor të vitit 1998. Për këtë rast të inskenuar nga autoritetet serbe, u burgosën gjashtë të rinj shqiptarë të pafajshëm, të cilët u maltretuan rëndë nga policia serbe. Kurse sot, edhe pas 25 vjetësh, Kurti shkruan se autorët e vërtetë të këtij krimi mbeten të pandëshkuar, anise siç thekson edhe vet Vuçiq e pranon se këtë krim s’e kryen shqiptarët. ”14.12.1998: Serbia vret 6 të rinj serbë në kafenenë “Panda” të Pejës dhe fajëson shqiptarët…

Read More

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta luajë ndeshjen vendimtare në UEFA Conference League.Në “Maksimir”, skuadra nga Suhareka do të jetë mysafire e gjigandit kroat, Dinamo Zagreb. Kjo lojë do ta vendosë fatin nëse kampioni i Kosovës do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt në UECL. Ekipit të drejtuar nga Ilir Daja i nevojitet patjetër fitorja për t’i mbajtur shpresat për kualifikim. Po ashtu, duhet patjetër që lideri i grupit C ta mposhtë Astanan. Loja nis nga ora 21:00 dhe transmetohet në Klan Kosova.

Read More

Flamur Maloku, poet, studiues Plagët e Kosovës, të popullit të saj shqiptar, janë të mëdha, janë të llojllojshme, janë të paharrueshme, janë dërrmuese. Gjurmët e tyre sot janë kudo në Kosovë. I kanë shkaktuar serbët. Sot nuk ka qytet në Kosovë, nuk ka fshat, nuk ka lagje që s’ka një plagë të luftës. Edhe njëzet e katër vjet pas luftës përkujtohen masakra, vrasje, dhunime. Foshnja, fëmijë, gra shtatzëna, pleq, plaka, të vrara, pastaj të masakruara. Do të përkujtohen përjetë sepse plagët e luftës janë të pashërueshme dhe të pafalshme. Edhe pse krimet serbe janë dokumentuar, Serbia ka mbetur pa…

Read More

Shkruan: Kimete Berisha Boll më! Mos flisni për jetën private të të vdekurit pa e njohur. Vdekja duhet të jetë private! I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë, Aman, përderisa t’i ndahet mishi nga ashti. Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur. Të gjithë sillen sikur i dinë ujë punët e tjetrit, por nuk e shohin elefantin në dhomën e tyre. E kam njohur një grua, e cila i dinte punët e krejt çarshisë, ama unë e dija se asaj i kalonte miu nëpër mustaqe dhe ajo nuk e shihte (kurrë nuk i…

Read More

Me emërimin e tij si pedagog, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimet shkencore Njohje e dyfishtë për arritjet e Dr. med. Edin Nevzati në Spitalin Kantonal të Lucernit (LUKS): Ai u gradua nga menaxhmenti në kryemjek në Neurokirurgji dhe njëkohësisht u emërua pedagog privat nga Universiteti i Bazelit, transmeton albinfo.ch. PD Dr. med. Edin Nevzati ka studiuar mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Pasi ka punuar në klinikat e neurokirurgjisë të spitaleve kantonale në Winterthur dhe Aarau si dhe në LUKS, ai u bë specialist në neurokirurgji në vitin 2016 dhe u bë mjek i…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More

Rektori i Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të Riakreditimit Institucional, kërkon mobilizimin e gjithë stafit të Universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, dhe stafi tjetër akademik e administrativ. Për këtë Rektori Dërmaku ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe janë duke punuar në shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara…

Read More