Author: admin

Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 08.12.2023-14.12.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tridhjetë e pesë (1235) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i…

Read More

Fehmi Sylejmani Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i  tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash. Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi –  Maqedonia e Veriut. Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht  kalimin  profesional nga njëra skuadër në tjetrën…

Read More

Për këtë takim në konferencë folën kryetrajneri, Zekrija Ramadani dhe futbollisti, Astrit Thaqi. “Kemi përballë një skuadër që me aktivizimin e trajnerit të ri ka ndryshuar komplet fizionomia e FC Malishevës. Bëhet fjalë për një skuadër që vështirë i shënohet gol dhe një skuadër kompakte edhe në ofanzivë dhe defanzivë. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por duke i ditur kualitetet që kemi do t’i qasemi ndeshjes për fitore që nga minuta e parë, do të tregojmë ‘luftë’ sportive, shumë vrap dhe do mundohemi të zbatojmë përgatitjen si deri më sot. Ta sfidojmë Malishevën në ato pikat e…

Read More

Taulant Seferi gjen golin e tij të pestë në kampionatin elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e vetëm të ekipit të tij Bani Yas në humbjen 1-2 përballë Shabab Al-Ahli Dubai. Ishte minuta e 58-të kur Seferi, pasi kontrolloi një top brenda zonës gjeti mundësinë për të goditur, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Gjithsesi, goli i 27-vjeçarit nuk mori vlerë, pasi Shabab Al-Ahli Dubai kishte realizuar më herët dy herë me të njëjtin autor Mateusao. Për ekipin e Seferit kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat, ecuri që e mban në…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e-XII-të të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm. Në rend ditë ishin këto pika: 1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2.Draft-Plani i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024, 3. Të ndryshme. Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal./GJILANI INFO/

Read More

Njoftim për Konsumatorët e Komunës të Novobërdës për Kufizimin e Përdorimit të Ujit të Pijshëm nga Stacioni Pompimit në Makresh. Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që pas reshjeve të fundit atmosferike dhe impaktin që ato kanë pasuar në burimin e ujit në Stacionin Pompimit në Makresh, i cili furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra të rajonit tonë. Stafi i laboratorit, gjatë kontrollës së rregullt të ujit, ka identifikuar një ngritje të trubullirës së ujit. Duke pasur parasysh këtë, ju bëjmë thirrje të veçantë banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky burim të marrin masa të menjëhershme…

Read More

“Me kënaqësi dhe respekt, ju njoftojmë për daljen në pension të punëtorit tonë të nderuar, Aziz Klaiqi, një teknik i shquar i cili ka shërbyer me devotshmëri dhe profesionalizëm në njesinë e Kamenicës për 35 vjet”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”, Gjilan. Më tej  në njoftim tuhet: “Kjo ngjarje është një rast për të shprehur respektin tonë dhe për të nderuar kontributin e tij të shquar në rrugën e punës dhe përkushtimit për të arritur standardet më të larta të kompanisë sonë. Aziz Klaiqi ka qenë një pjesë e palëkundur e ekipit tonë, duke shërbyer me përkushtim të…

Read More

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Edutask, Diana Lekaj drejtoresh, Arben Qirezi ekspert-përgjegjës për vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe Diellza Zejnullahu koordinatore e projektit. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë. Ky takim është realizuar në kuadër të projektit tre vjeçar “E ardhmja Kohesive-Cohesive Futures”, i cili zbatohet nga konsorciumi me tri OJQ, Syri i Vizionit, Instituti Edutask dhe Ngo Aktiv. Ndryshe, ky projekt financohet nga GCERF (Global Community Engagement and Resilience Found). Projekti “E ardhmja kohesive”, ka për…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan  ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1)…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën  deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. IHK njofton se fundjava parashihet të jetë me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Read More