Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit
  • Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione
  • Moti sot
  • Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilani mirëpret teatrot nga gjeografia mbarëshqiptare
Kulturë

Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilani mirëpret teatrot nga gjeografia mbarëshqiptare

adminBy adminJanuary 24, 2024Updated:January 24, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gjashtë shfaqje të realizuara në vitin 2023 nga trupat përkatëse profesioniste të teatrove të mbarë hapësirës kombëtare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Luginë e Preshevës, për gjashtë ditë me radhë do të prezantohen para artdashësve gjilanas, në konkurrencë garuese për pesë çmime të parapara.

Migjen Fazliu, drejtor i Organizatës Joqeveritare “Varg e Vi”, e cila është organizatore e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2024”, në hapje të këtij festivali i njoftoi mysafirët prezentë me programin e paraparë.

“Ky festival mbetet njëri nga manifestimet më të rëndësishme kulturore në vendin tonë. Në këtë edicion do të shihni gjashtë shfaqje të cilat do të garojnë për pesë  çmime: – Tekstin më të mirë; – shfaqjen më të mirë; – regjinë më të mire; – rolin më të mirë, dhe – novacionin më të mirë teatror”, tha ai.

Fazliu më tej njoftoi se festivali është bërë me pagesë simbolike, ndërsa mjetet e grumbulluara do të destinohen për vet teatrin e Gjilanit, gjegjësisht digjitalizimin e biletarisë, vendim ky, i cili sipas tij nuk ka qenë aspak i lehtë, por imperativ dhe i domosdoshëm për kohën e digjitalizimit që po e jetojmë.

Hapjen zyrtare të festivalit “Talia e Flakës 2024” e bëri artizanja, Bedrije Shurdhani, e cila simbolikisht vuri në pah domosdonë e promovimit të punës tradicionale shqiptare.

Me këtë rast ajo ftoi në skenë aktorin e mirënjohur nga Turqia, me origjinë nga Gjilani, Orhan Kurtundum, të cilit i dhuroi një kasnak me shqiponjë kuq e zi – punim dore.

“Jam artizane tradicionale që për dekada me radhë kam qëndisur dhe krijuar lloj -lloj produktesh punë dore me elemente tradicionale, si veshëmbathje e dekore, kasnakë etj. Këtë punë e bëjë me pasion. Me plotë shpirt dua të theksoj se tradicionalja duhet të ruhet e të mbrohet në mënyrë institucionale. Në kohën kur përparimet shkencore ndryshojnë vazhdimisht stilin e jetës sonë, është thelbësore të kuptojmë se gjërat tradicionale dhe të vjetra, përbëjnë pasurinë që na lidhë me kujtimin dhe identitetin tonë kolektiv”, tha ajo.

Në hapje të edicionit të 33-të, para ardashësve gjilanas, jashtë konkurrencës zyrtare është risjellur drama e autores britanike, Sara Hehir “Kopshti i hijeve”, e vënë në skenë kohë më parë nga regjisorja e natyralizuar angleze me origjinë polake, Nastasja Domaradzka me ansamblin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Edhe pse jashtë konkurrencës zyrtare, shfaqja u mirëprit nga audienca pasi është e bazuar në ngjarje të vërtetë, gjegjësisht e shkruar mbi tregime për masakrën ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Familja Bogujevci u vra mizorisht më 28 mars të vitit 1999, nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”, ku viktima më e re ishte dy vjeçe!

Në natën e dytë të festivalit “Talia e Flakës 2024”, para artdashësve gjilanas e shumë më shumë se kaq, prezantohet shfaqja e përbashkët e realizuar nga aktorë të tri trupave teatrale: Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, e cila shfaqje po pritet me padurim nga publiku gjilanas i mishëruar me teatrin.

Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2024”, do të vijoj me shfaqjen e teatrit të Preshevës, gjegjësisht dramën e shkruar nga “pena e mprehtë” e autorit Naser Shatrolli, “Grafitet”, për t’u pasuar një ditë më vonë me shfaqjen “Hana po fluturon” nga teatri “Adriana” i Ferizajit.

Ndërsa më pas programi i paraparë i festivalit vijon më 27 janar me shfaqjen “Arbri” nga teatri “Oda” i Prishtinës, për t’u psuar dhe përmbyllur më 28 janar me shfaqjen “Club Albania” nga trupa teatrale e Teatrit Kombëtar të Kosovës./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

By adminJune 16, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili,…

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.