Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

January 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë
  • Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Për një javë 1 mijë e 526 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit
  • Moti sot
  • Policia nga Rajoni i Gjilanit ka arrestuar dy person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Mbi 60 aksidente trafiku për 24 orëshin e fundit në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Jusuf Gërvalla, mjeshtër i teksteve përmbajtjesore muzikore, me pasuri të mëdha melodike, ritmike, harmonike e larmi tematike
Kulturë

Jusuf Gërvalla, mjeshtër i teksteve përmbajtjesore muzikore, me pasuri të mëdha melodike, ritmike, harmonike e larmi tematike

adminBy adminJanuary 29, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”,  në objektin e Muzeut të Qytetit është mbajtur një ngjarje e këndshme kulturore me vargjet dhe tingujt e Jusuf Gërvallës, në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, me këtë rast në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ka thënë se po përmbushet synimi i “Flakës së Janarit” që të ofrojë para publikut vlera të mirëfillta kulturore dhe të arriturat origjinale të vitit të fundit në shtyllat kryesore të këtij manifestimi, duke nderuar janarët e flaktë dhe figurat emblematike. Nënkryetarja Morina – Bunjaku, ka thënë se “Këngët e Jusufit” janë vlerë në vazhdën e manifestimit, që e bënë Gjilanin qendër të kulturës në Kosovë.

“Në 33-vjetorin e “Flakës së Janarit” në Gjilani do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i ynë i njohur Ismajl Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij e shkrimtaren Elena Kadare. “Flaka…” çdo ditë e më shumë po pasurohet”, ka thënë nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, që ka falënderuar muzikantët dhe profesorët e pranishëm, sikurse edhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Fillimisht janë lexuar poezi të Jusuf Gërvallës e më pas këngët e këtij personaliteti shumëdimensional i kanë kënduar Mehmetali Arifi – “Do të kthehem nënë”,  “Kënga e bilbilit” – Adhurim Rasimi, “Maji” – Hekuran Bllaca, “Vendlindjes” – Burim Demiri, “Njeri ku je” – Mehmetali Arifi, të përcjella nga Formacioni Orkestral në përbërje Mentor Latifi – Fizharmonikë, Burim Demiri – piano, Mehmetali Arifi – kitarë, Hekuran Bllaca – kajon, kurse me një vështrim kritik për këto këngë është paraqitur, profesori, publicisti e kritiku i muzikës , Sami Piraj, i cili ka thënë se Jusuf Gërvalla ka lënë një pasur të madhe të këngëve nga zhanri i muzikës së lehtë, të cilat përpos teksteve përmbajtjesore muzikore, shquhen edhe për pasuri të mëdha melodike, ritmike e harmonike, sikundër edhe për larmi  tematike. Piraj është paraqitur me një vështrim për secilën këngë të Jusuf Gërvallës, e cila më pas këndohej e publiku, vështrimin, por edhe performancën i përcillte më duartrokitje të gjata.

E pranishme në këtë ngjarje kulturore, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, ka thënë se ishte ky një moment  i jashtëzakonshëm dhe ajo ka ndarë disa të pathëna, duke thënë se kënga “Maji” është më personalja nga të gjitha këngët e Jusuf Gërvallës. Ajo tha se në familjen e saj kishte me bollëk dashuri, shumë muzikë e shumë mall, për ata që ishin e ata që nuk ishin. Ajo ka shpalosur ngjarje nga familja Gërvalla, duke thënë se ai në dy vitet e fundit të jetës së tij kishte lënë veprimtarinë artistike e muzikore dhe ishte përqendruar me tërë qenien në veprimtarinë kombëtare. Ai mision të tijin e kishte bashkimin e të gjithë shqiptarëve në luftën e përbashkët kundër okupimit dhe për çlirimin e vendit.

“Sa më shumë që dëgjojmë për Jusuf Gërvallën lirik dhe të frymëzuar nga jeta, nga Duboviku,  nga figura qendrore e tërë jetës së tij – nëna Ajshe, aq më shumë vërehet ai vullkan që ndodhi brenda tij që shpërtheu në forma krejt të tjera”, ka thënë Donika Gërvalla, që tha se ai gjithmonë e kishte parasysh nënën Ajshe, andaj kënga “Do të kthehem nënë” është shumë e veçantë. Ajo tha se më bukur se sa këtu ka vetëm edhe një rast t’a ngrisim këtë ngjarje edhe më shumë e kjo do të ishte në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës, që së bashku të festohet më 1 tetor në Kullën e tij, aty ku jetojnë ata që e njohin edhe më mirë Jusuf Gërvallën.

Burim Demiri, ka thënë se që nga viti i ardhshëm do të pasurohet kjo ngjarje me aktivitete të tjera muzikore, me mbrëmje të veçantë, koncert me këngët e Jusuf Gërvallës, në vitin tjetër me këngët e Jusufit dhe ata autorë që bënë këngë për Jusufin e së fundi edhe me këngë të reja që do të krijohen për Jusuf Gërvallën.

Aktivitetet e “Flakës së Janarit 2024” do të vazhdojnë me “Fest Flakën” dhe “Penën e Flakës”. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në vazhden e aktiviteteteve të “Flakës së Janarit”, sot shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti” në Gjilan

January 15, 2026

Pensionohet Afrim Kqiku, ikona e fotografisë gjilanase

January 15, 2026

Në Zvicër do të organizohet mbledhje komemorative për të ndjerin, shkrimtarin e gazetarin, Nijazi Ramadani

January 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

By adminJanuary 16, 2026

“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026

Brenda 24 orëve, 60 aksidente trafiku në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

January 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Është gjetur personi i cili ishte shpallur i humbur në Gjilan

January 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale

January 16, 2026

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në institucione arsimore të Vitisë

January 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.