Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar projektin e stacionit të autobusëve projekt ky, i cili kap vlerën e 1 milion eurove.
Ky projekt është publikuar nga kryetari i Komunsës së Gjilanit në kuadër të nismës ‘7 javë, 7 projekte’.
“Kushte jo të mira operimi, ambiente jo të dinjitetshme dhe imazh jo i mirë! Me performanca impresionuese të ndërmarrjeve publike mungon edhe hapësira e punës si element plotësues. Me infrastrukturë të re e moderne, parkingje nëntokësore, sukseseve të ndërmarrjes nuk i qëndron më asnjë pengesë përpara”, ka thënë kryetari Hyseni./GJILANI INFO/





