Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrolleve në trafik, kanë hasur në dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me 127 km/h dhe tjetri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 133 km/h.
Sipas një njoftimi për media të dy kundërvajtësve veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj


