Author: admin

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri  në një reagim të tij ka thënë se “Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”. “Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr në ditën e fundit të vitit”, ka thënë në reagimin e tij, Lutfi Haziri. /GJILANI INFO/

Read More

Në momente festive gjithmonë urojmë për më të mirat familjarët, miqtë e varësisht rolit në shoqëri, këto urime i drejtojmë edhe tek kolegët e ngrohtësisht edhe tek qytetarët. Sigurisht që gjatë këtij viti kemi kaluar nëpër shumë sfida të vështira ekonomike, tensione dhe kriza në Kosovë, sikurse ikja masive e të rinjve jashtë vendit, rritja enorme e çmimeve, ngecja e madhe në investime madhore etj. Këto brenga janë të njëjta për secilin qytetar, e sfida këto të cilat do të përballemi edhe vitin tjetër fatkeqësisht. Ndaj kësaj situate duhet të gjithë së bashku të angazhohemi me më shumë vullnet…

Read More

“Raporti jonë i punës 2-vjeçare nuk është thjesht një përgjigje e të dhënave dhe shifrave, është transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve. Një tregim i përpjekjeve tona të përbashkëta, triumfeve dhe rrugës që ne po trasojmë për një qytet e shtet zhvillimor”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në përmbyllje të këtij viti. Kryetari Hyseni tha se Gjilani, nga mungesa e vëmendjes institucionale qendrore, është kthyer në kryeqendër për investime. “Buxheti i Komunës sonë për 2024 do të jetë mbi 37 milionë euro, apo 12% më shumë se në 2023, ndërsa investimet kapitale nga buxheti shtetëror kalojnë…

Read More

Në mënyrë solemne, nën këndimin e tekbireve dhe salavateve nga nxënësit e mësim-besimit, në qendër të Gjilanit, u hap qendra e re për mësim-besim. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Agim ef. Hyseni, anëtarët e Këshillit dhe mualimet e këtij Këshilli. Në fjalën e tij, kryeimami Sahiti, përgëzoi dhe uroi Këshillin e BI-së së Gjilanit, për kontributin dhe angazhimin e tyre, fillimisht për blerjen e këtij vakëfi të ri, e më pas edhe për përgatitjen e…

Read More

Me rasti e Ditës së Veteranit PDK në Gjilan takon veteranët e UÇK-së, bazamentin e lirisë e pavarësisë sonë, organizuar nga kryetari i komisionit për vlerat e luftës, Ilir Tahiri. Në këtë takim, pjesëmarrës të shumtë përshëndetën këtë takim fundviti, duke shprehur mirënjohjen e përhershme ndaj çlirimtarëve, përmes falenderimeve e fjalëve miradie. Gratë dhe burrat e këtij vendi bën që historia jonë të jetë e begatë, liria të jetë e shenjtë e historia të nderohet e mos të harrohet asnjëherë!

Read More

Dega e Lidhje Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot konferencën e fundivitit ku anëtari i Kryesisë së Degës, Shkëlzen Ibrahimi tha  se po i paraqesin 50 dështimet monumentale të qeverisjes së VV-së në Gjilan Ibrahimi ka paraqitur problemet me shenjëzim vertikal e horizontal të rrugëve, shkeljet ligjore, sipas tij, te PZHK-së që janë vepra penale si në rastin te lumi Stanishorka, rizhvillimi i qendrës, ndërsa auditimi i Komunës pasqyron keqqeverisjen dhe abuzimin me kuletën e popullit. Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se këto shkelje do t’i prezantojnë në organet e hetuesisë…

Read More

Viti 2023 ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme për Eco-Higjiena, pas një angazhimi të palodhur për të përmirësuar shërbimet dhe performancën tonë. Sukseset që kemi arritur janë rezultat i përkushtimit të një drejtori të jashtëzakonshëm, Senad Ramaj, së bashku me anëtarët e Bordit, stafin e administratës, dhe gjithë punëtoret e operativës kemi permbyll një vit me shumë suksese. Në Gjilan Viti dhe Kamenic, zonat ku operojmë, kemi ndier ndikimin e përmirësimeve tona. Kujdesi dhe përkushtimi ndaj klientëve kanë rritur njohuritë tona dhe kanë ndikuar në rritjen e performancës së kompanisë. Jemi krenarë për të gjithë ekipin tonë për punën e…

Read More

RINA AHMETI KASUMI  – zëdhënëse në KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan. Te nderuar gazetarë, Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin tuaj për të ndjekur konferencën tonë, e cila synon të informojë konsumatorët tanë në lidhje me veprimtarinë dhe zhvillimet gjatë vitit 2023. Në këtë platformë, me kënaqësi do të ndaj me ju informacione të rëndësishme lidhur me të arriturat e ndërmarrjes sonë, KRU Hidromorava, gjatë vitit 2023. Ky vit ka qenë një periudhë e pasur me sukses dhe progres, dhe me këtë rast, do të përmbledh disa prej të arriturave kryesore që shërbejnë si dëshmi e përpjekjeve tona për…

Read More

Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në mbështetje të mërgatës si dhe në mbështetje logjistike të SH.H.B.K “Nëna Terezë”-Viti, Kryqi i Kuq i Kosovës-Viti dhe Qendra për Punë Sociale, sot në Viti është zhvilluar aksioni i madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 200 familje të kësaj komune me pako ushqimore dhe miell. Këto ndihma i kanë pranuar shumë qytetarë në nevojë pa dallime. Në këtë aksion humanitarë që po zhvillohet tash e disa vite me radhë në Viti, janë ndihmuar edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë komunë./GJILANI INFO/

Read More

Mot me diell dhe vranësira është parashikuar të mbajë moti të shtunën, ndërkaq mëngjeset parashihen të jenë me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë, me shpejtësi prej 5-15 km/h. 

Read More