Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve, në bashkëpunim me “Plus Computers” e pajisem me një televizor për nevojat e tyre, ka shkruar në profilin e tij në Facebbok, Blerim Haziri, asambleist i Kuvendit Komunal në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjithashtu, me disa familjarë dhe miq, u zotuam dhe siguruam mbështetjen e një ekskursioni nëpër Kosovë, përkatësisht mbështetëm Departamentin e Grave e të Verbëra në vlerë 450 euro (kërkesë nga ky departament). Po ashtu, një mik i yni, premtoi mbështetjen e një organizimi, në shënim të ditës së Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga kjo shoqatë. ka thënë Haziri./GJILANI INFO/




