- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani nga një qendër zhvillimore është bërë një fshat spanjoll. Imazhi i Komunës ka ra për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq-qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor. “Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet…
Arkëtarja e një banke në Gjilan, ka deklaruar në Polici se në bankomatin e bankës ku punon ajo, prej një klienti janë deponuar gjithsej 700€, e që dyshohet se 400 prej tyre janë të falsifikuara. Sipas policisë monedhat janë sekuestruar dhe rasti është nën hetime./GJILANI INFO/
Jo rrallëherë llogaritë individuale e ato të bizneseve online janë përballur me sulme kibernetike. Disa prej tyre edhe mund t’i kthejnë, por shumë prej tyre i humbin llogaritë e tyre në rrjetet sociale përgjithmonë. Njohësi i sigurisë kibernetike, Tanzer Abazi, ka thënë për Kiks Kosova se ky lloj i sulmit në të cilin përfshihen edhe paratë, janë karremi më i lehtë për qytetarët. Sipas Abazit, dallaveraxhinjtë e rrjetit, të cilët kanë arritur të kapin deri në 10 mijë euro, aplikojnë forma përmes dërgimit të vegëzave të ndryshme, të cilat janë të lidhura në atë formë që marrin edhe të…
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur gjithsejt 52 aksidente. Prej tyre, 21 nga aksidentet janë me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale. Kjo u bë e ditur nga raporti 24-orësh i policisë./GJILANI INFO/
Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan. Avdyl Jerliu, ka njoftuar për pensionimin e Bajrush Azemit. Ai tha se angazhimi dhe konntributi tij deri në pensionim ishtin të përq ëndruara në zhvillimin dhe forcimin e kësaj ndërmarrje. Kryeshefi Jerliu, me rastin e ceremonisë të percjelljes së tij ne pension, në emër të kolegëve dhe emrin tij, e ka falenderuar, Bajrush Azemin për kontributin në zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes, si dhe e ka uruar për shëndet, jetëgjatësi dhe lumturi pranë më të dashurve të tij!…/GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: “Flaka…” përveç karakterit artistik, ka vlerën e historisë e peshën e madhe të trashëgimisë ndër breza
Në 33-vjetorin e filleve të manifestimit “Flaka e Janarit”, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me familjarë të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe zyrtarë institucionalë, ka ndezur Flakadanin në platonë e Teatrit të Qytetit, në shenjë të nderimit e dedikimit ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve të kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, si dhë gjithë dëshmorëve tjerë të rënë për liri në periudha të ndritshme të historisë kombëtare, duke filluar nga epoka e Skënderbeut e këtej. Kryetari Hyseni shprehu kënaqësinë që po fillon manifestimit “Flaka e Janarit…
Kryetari i Vitisë me menaxhmentin e “Hidromoravës”, shqyrtojnë mundësinë e menaxhimit të ujësjellësit në disa fshatra
Kryetari Haliti priti në takim menaxhmentin e KRU “Hidromorava”- shqyrtohet mundësia menaxhimit të ujësjellësit në fshatrat e komunës së Vitisë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Ymer Salihun me bashkëpunëtorë, për të adresuar çështjet thelbësore që lidhen me furnizimin e ujit të pijshëm dhe infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Vitisë. Fokusi i bisedës ishte marrja në menaxhim e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Tërstenik, Sadovinë të Jerlive dhe Sadovinë të Muhaxherëve. Njëkohësisht është biseduar edhe për kyçjet në…
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata udhëheqin. Marrëveshja në fjalë përcakton fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy Universiteteve duke përfshirë: Shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor; Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); Shkëmbimin…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, ndërkaq vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Si Japonia shpenzoi më shumë se një shekull për të mbrojtur arkitekturën e saj ndaj tër… Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, tregon pse klubet rumune po kërkojnë lojtarë… Buci: Për shkak të sjelljeve të tij, Gani Gërminë nuk e shihja në finale Microsoft…
Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës, që mbart aq shumë histori, shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i shoqëruar nga ministri Hajrullah Çeku, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, në Gjilan, Kushtrim Zeqiri dhe shumë bashkëpunëtorë, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar kryeministrit Kurti vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Rexhep Mala, që ishte një lloj bunkeri, me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në…

