- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Haziri: Manifestimi “Flaka e Janarit” trashëgimi shpirtërore në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore
Kryetari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se për 33 vjet, burra e gra në Gjilan, në ditët më të vështira dhe në ditë të mira, janë gjunjëzuar para veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët i kanë dhënë këtij vendi ditën e bardhë të lirisë. “Janari kudo është ‘muaj i vdekur’, vetëm ne bëjmë përjashtim sepse më 11 janar, në ditën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, fillojmë me manifestimin “Flaka e Janarit”, i cili tashmë ka hyrë si trashëgimi shpirtërore, në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore. Lavdi e…
Gagica: Rexha e Nuhiu me jetën dhe veprën e tyre heroike paralajmëruan se liria e Kosovës është afër
Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, ish-komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi e kolegë të shumtë nga Aleanca, bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 40-vjetorin e rënies. Rexha e Nuhiu me jetën dhe veprën e tyre heroike, paralajmëruan se liria e Kosovës është afër. Përveç kësaj, ata u bënë model e frymëzim për shumë të tjerë për mobilizim e rreshtim në rrugën për liri e për shtet. Po ashtu, vizituam kazermën e FSK-s në Gjilan, aty ku kulmon krejt përpjekja jonë prej dekadash, tek Ushtria…
Vranovci: E përkrahim iniciativën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për lirim nga taksa komunale për bizneset e Komunës së Gjilanit për vitin 2023
Këshilli i Bizneseve nga Rajoni i Gjilanit (GRBC) përmes një letre, ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për përkrahjen e plotë të iniciativës lidhur me lirimin nga ngarkesa e taksës komunale për të gjitha bizneser që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit, për vitin 2023. Avokati, Arsim Vranovci President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit ka thënë për Agjencinë e Lajmeve “Gjilani Info” se i jep përkrahje të plotë iniciativës së Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik (DZHE) të Komunës së Gjilanit për lirim nga ngarkesa e taksës komunale për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste…
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë ka vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gjilan, ku gjatë takimit me përfaqësues të kësaj Force, i ka përgëzuar për angazhimin e tyre në përmbushje të misionit si ushtri e Kosovës. Në këtë aktivitetet të radhës të paraparë në agjendën e manifestimit të “Flakës së Janarit 2024”, kryetari Hyseni ka thënë se kjo vizitë në kazermën e FSK-së, në Gjilan, përtej simbolikës dhe nga përbërja e ekipit që ishin prezentë, ish ushtarëve të UÇK-së, pjesëtarëve të TMK-së, FSK-së, anëtarëve të familjeve të heronjve e dëshmorëve, të…
Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan ka nisur simbolikisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, i 33-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri. Në nismë të këtij manifestimi unik në trojet shqiptare, që po i jep Gjilanit identitetin e një kryeqendre kulturore mbarëkombëtare, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore. “Jemi me datë 11 janar kur edhe shënojmë fillimin e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”. Këtë vit, për…
Partitë opozitare (LDK,PDK dhe AAK) votojnë kundër lirimit nga ngarkesa me taksë komunale për të gjitha bizneset
Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE), ka thënë se në seancën e datës 10 janar, partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Gjilanit, (LDK,PDK dhe AAK) votuan kundër rekomandimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për lirim nga ngarkesa për taksë komunale për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit për vitin 2023. Drejtori Shabani tha se qëllimi i këtij rekomandimi ishte lehtësimi i ushtrimit të veprimtarisë së bizneseve në komunën e Gjilanit si dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes në komunën tonë. “Informojmë opinionin publik se para propozimit të…
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në një takim pune Shoqatën e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK) dhe fermerë lipjanas, të cilët kanë shfaqur shqetësime lidhur me gjendjen e prodhuesve të qumështit. Kryetari Ahmeti, pas një diskutimi të gjerë, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që përfaqëson të pranoj dy nga tri kërkesat e fermerëve. ShPQK-ja, ka kërkuar nga komuna me mirëkuptim që: subvencionimi i qumështit; mbështetja në përmirësimin e racave dhe përkrahja në pastrimin e thundrave, të marrin mbështetjen financiare. Këto kërkesa sipas përfaqësuesit, Remzi Mehmeti, sekretar i bordit ekzekutiv të shoqatës, janë minimale për të zbutur…
Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i mirënjohur Arsim Vranovci i cili ishte mbrojtja e palës së akuzuar z. Kqikut në dy rastet në apel. Ai u shpreh i lumtur qëdrejtësia triumfoi edhe një herë. Avokati Arsim Vranovci, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë. Kqiku u shpreh se gjithmonë ka qenë i bindur në pafajesinë e tij…
Kalendari i aktiviteteve të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”
Dimri sjell me vete shumë nga sëmundjet që siç është ftohja dhe gripi me të cilat përballen shumë njerëz. Sipas ekspertëve shëndetësor e para gjë që duhet të bëni për t’a mbajtur veten të shëndetshëm është që të pini shumë çaja të ngrohtë. Ata gjithashtu thonë se do t’ju ndihmojë të jeni mirë edhe leximi gjatë dimrit, sidomos nëse këtë e bëni në një ambient të ngrohtë. Të qëndruarit pozitiv dhe kalimi i kohës me personat e duhur është padyshim shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj mendor.

