Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

adminBy adminFebruary 17, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur sot seancë solemne për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, deputetë, përfaqësues të institicioneve lokale e qendrore, të Preshevës, Bujanocit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se 17 shkurti është dita më e rëndësishme e historisë sonë.

“Në këtë ditë kujtojmë sakrificën mijëra vjeçare për liri e pavarësi. Kujtojmë përpjekjen për të qenë të pavarur që nga koha e Skënderbeut, kujtojmë rilindësit tanë, Naimin e Samiun, kujtojmë aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë rezistencën e ballistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sakrificën e madhe të ish të përmndjekurve politikë në krye me Mandelën e Ballkanit, Adem Demaçi, rezistencën paqësore të presidentit historik, Ibrahim Rugova, përpjekjen e madhe të SHBA-ve dhe aleatëve tanë, luftën e lavdishme të UÇK-së, kujtojmë 17 shkurtin për finalen e madhe të përpjekjeve për shtet e liri”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se në këtë përvjetor shënojmë përpjekjen qindra vjeçare të popullit tonë, liridashës e asnjëherë sundues, i sunduar, por asnjëherë i nënshtruar.

Në këtë seancë solemne, kreu i Gjilanit ka përçuar mesazhe uniteti në rrugën tonë drejt së ardhmes.

“Le të jemi bashkë e unik në rrugën tonë drejt së ardhmes. Të mbështesim njëri-tjetrin e të punojmë fort për qytetarët tanë. Amaneti i atyre që ndër shekuj kanë rënë për liri është që të ruajmë vendin, vlerat e historinë tonë, Kjo bëhet vetëm duke punuar bashkërisht e për një qëllim drejt së ardhmes. Urimë 16-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, tha se gjithmonë duke e festuar pavarësinë e Kosovës, duhet të përkujtohen veprimtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë e shumë dëshmorë të tjerë.

Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, tha se 17 shkurti është ditë që na bashkon të gjithëve, pa dallim, duke kujtuar kontributin shekullor të të gjithëve që kontribuan për këtë ditë, intelektualët, veprimtarët e pathyeshëm, të burgosurit politikë, arsimtarët, mjekët, minatorët, bujqit, gazetarët si dhe të gjitha kategoritë tjera.

Krenare Latifi Kqiku, shefe e grupit të këshilltarëve të VV-së, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte ëndërr e kahmotshme e shumë brezave, të cilët me dekada e shekuj dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, mund e sakrificë, për të realizuar aspiratat shekullore.

Në emër të këshilltarëve të PDK-së, shefi i grupit Bujar Nevzati, tha se 16 vjet më parë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, duke vlerësuar aspiratat, përpjekjet dhe sakrificat për liri, demokraci dhe shtet, shpalli atdheun tonë shtet të pavarur dhe sovran, për të shtuar se padyshim ky është momenti më madhështor në historinë e Kosovës.

Në emër të AAK-së, ka folur Nazim Gagica, i cili theksoi se ky është një moment feste e reflektimi, moment kujtese historike dhe nderimi për ata që bënë gjithçka për ne, për lirinë e shtetësinë e atdheut tonë, duke shtuar se festojmë sot duke kujtuar e përkulur para brezave të tërë, që shënuan rënien epike e përpjekjet epike për liri. ​/GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.