Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Në ditën e mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë
Kulturë

Në ditën e mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë

adminBy adminMarch 8, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nxënësja e klasës së pestë të ShFMU “Pavarësia”, Era Sinani, ka promovuar librin “Erë pranvere” në Ditën e Mësuesit.

Mësuesja e saj, Afërdita Sermaxhaj, në një fjalim hyrës e quajti ditë të rëndësishme jo vetëm për Erën, por edhe për klasën e saj promovimin e librit të parë të saj.

Në këtë manifestim në të cilën ishin drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari e punonjës të arsimit, mësuesja Sermaxhaj tha se nxënësja Era qysh në ditët e para kur erdhi në klasë të parë shfaqi interesimin e saj për gjuhën, matematikën, por nuk u ndal me kaq, zhvilloi edhe pasionet e saj leximin, shkrimin, baletin, muzikën dhe artin.

“Si bletë punëtore që mbledh nektarin lule më lule, ashtu edhe Era ka mbledhur poezitë e saj të cilat i ka shkruar që nga mosha 6 vjeçare. Libri “Erë pranvere” i poeteshës sonë të re, Era Sinani, është një përmbledhje me poezi, në të cilin ajo përshkruan natyrën, stinët e vitit, pa e harruar as shkollën e librin dhe dashurinë që ka për to. Ajo i kushton poezi edhe figurave të rëndësishme të historisë , duke mos harruar as gjyshërit e saj, pjesë të historisë familjare”, tha ajo.

Mësueese Afërdita, duke i uruar shëndet, sukses në mësime, beson se ky libër që do të jetë në duart e arta të fëmijëve dhe do të jetë një motiv për Erën që ajo të vazhdojë të shkruajë edhe më tej.

Ndërkaq autorja, Era Sinani, duke i përshëndetur të pranishmit, uroi festën e 7 marsit për të gjithë mësimdhënësit dhe respekt i përjetshëm për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukim e shumë gjeneratave.

Duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, si dhe familjen e cila i ka dhënë mbështetje, tha se një falënderim të përzemërt shkon edhe për mësuesen Afërdita, e cila e mësoi, edukoi dhe e motivoi përherë.

Ajo tha se filloj të shkruaj poezi që nga mosha 6 vjeçare dhe disa nga këto poezi i ka zgjedhur për librin e saj të parë me titullin “Erë pranvere”.

“Në këtë libër jam munduar të shpalos përjetimet dhe imagjinatën time me një gjuhë shumë të kuptueshme dhe të lehtë duke prekur larmi temash, duke filluar nga natyra, ngjyrat e stinëve, frutat dhe dobitë e tyre, i kam shkruar shkollës e librit, pa harruar edhe lulet e gjyshes sime. Gjithashtu jam munduar me pak vargje të përshkruaj kontributin dhe vlerën e mësuese Afërdita, duke e shprehur dashurinë që kam për te. Po ashtu me pak vargje jam munduar ta përshkruaj vëllain tim Blinin që është shumë i ëmbël”, tha ajo.

Nisur nga ngjarjet që i ka treguar gjyshi dhe babai për luftën, UÇK-në, vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë që ne të jemi të lirë, ajo ia ka kushtuar një poezi të titulluar “Gjyshi m’ka tregue”, për te shprehur dashurinë që ka ndaj atdheut.

Ajo në fund, lexoi dy poezi të cilat u përcollën me duartrokitje. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.