Author: admin

Shkruan: Ismet Azizi Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin treguar kurrfarë mëshire ndaj tyre, kjo u bën nder shqiptarëve” Luftërat ballkanike i kanë prirë Luftës së Parë Botërore. Lufta e vitit 1912, në të cilën  aleatët ballkanikë pushtuan territoret e Perandorisë Osmane në Evropë, krijoi atmosferën në të cilën me një akt terrorist inicioi Luftën e Parë Botërore. Vrasja e Franc Ferdinadit, të cilin akt e bëri Gavrilo Princip më 28 qershor 1914, ishte vepër e grupit e të rinjve ekstremist serbë të ashtuquajtur “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”) të cytur direkt nga shërbimi sekret i…

Read More

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti ka përfunduar në formacionin më të mirë të ndeshjeve kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti është në mesin e lojtarëve që është zgjedhur në formacionin e javës nga “SofaScore”. Përveç Gjimshitit, në mbrojtje janë edhe Alexander Bah, Jan Paul van Hecke dhe Theo Hernandez, ndërsa në portë Lukas Fabianski. Bobby Clark është mesfushorë qendror, ndërsa treshja para tij formohet nga Mohamed Salah, Aleksei Miranchuk, Mohammed Kudus.Në sulm vend kanë zënë Patrik Schick dhe Coady Gakpo.

Read More

Ka vdekur shkrimtari, publicisti e piktori, Remzi Limani. Ai ka qenë nxënës në shkollën e artit në Pejë, teksa studimet i ka vazhduar në Degën e Dizajnit në kuadër të Fakultetit të Arteve. Limani kishte realizuar 12 ekspozita personale, nga të cilat dy në Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi. Ndërkaq në aspektin letrar ai ka lënë pas 13 vepra të botuara, e që disa nga to edhe janë përkthyer në gjuhë të huaja si: libri poetik “Tinguj të humbur” në gjuhën rumune. Janë të njohura edhe recensionet e tij për botime dhe ngjarjet të ndryshme kulturore.…

Read More

Sipas burimeve nga Berna, Zvicra aktualisht ka 89 burgje me 7 196 vende. Burgu me i vogël ka 5 të burgosur kurse me i madhi ka 399 të burgosur. Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7 196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86 % janë të mbushura apo 6 445 të burgosur, ku prijnë shqiptarët nga Shqipëria për nga numri i tyre. Ne burgje ata kane marrë edhe flamurin kuqezi, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Kjo është situata ne 89 burgjet e Zvicrës: – Shqipëria me 3196 qytetarë në Zvicër, në burgje…

Read More

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes. Reshjet në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Sipas Meteo Kosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-33 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C.

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë…

Read More

Instituti i Kosovës për të Drejta të Njeriut dhe Anti-Korrupcion (IKDNA), në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Kamenicës, organizoi aktivitet konsultativ me pjestarët e komuniteteve që jetojnë në Kamenicë, zyrtar komunal, përfaqësues të ZLK-së dhe OJQ, për të diskutuar lidhur me nevojat e komuniteteve jo-shumicë në fushën e mos diskriminimit dhe buxhetimit të ndërgjegjshëm komunal. Drejtori i Institutit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut dhe Anti-Korrupcion (IKDNA), Art Hajredini, tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Rritja e edukimit multietnik në parandalimin dhe luftimin e shkeljeve të të…

Read More

Shkelzen Halimi Ambienti ynë letrar Ambienti ynë letrar fatkeqësisht po përshkohet me lloj-lloj absurde të natyrave të ndryshme. Se kemi zhvendosje të vlerave, kjo më nuk paraqet asnjë risi, por se dalë ngadalë po bëhemi “popull” poetik, kjo tashmë është e sigurt. Ata që i përcjellin rrjedhat, të themi kushtimisht, letrare, kanë vërejtur se si po vërshojnë “poetët” nga të gjitha anët. Në këtë vërshim më nuk ka asnjë mburojë, nuk respektohet asnjë kriter. Motoja e tyre është thjeshtë: shkruaj, shfrytëzo rrjetet sociale dhe brenda natës “faktorizohesh”. Çdo mëhallë ka manifestimin e vet letrar, ka antologjinë e vet, ka “kritikët”…

Read More

Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës nga viti 2012 deri më 2017 përfundimisht do të duhej t’iu ktheheshin mjetet, por si dhe prej kujt nuk është shumë e qartë. Këtë vendim e konfirmoi një ditë më herët Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Shuma që duhet kompensuar është mbi 40 milionë euro. Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) se si do të realizohet vendimi, por nuk mori përgjigje konkrete. “ZRRE-ja është duke e analizuar aktgjykimin dhe do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion në lidhje me këtë…

Read More