Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore në Kamenicë, ku gjatë kontrollit fizik të dy personave të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Për rastin ka njoftuar policia, e cila ka thënë se substanca narkotike të ketë qenë e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./GJILANI INFO/


