Author: admin

Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 gradë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-54 km/h!. 

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan shënon Ditën Ndërkombëtare të Ujit, në bashkëpunim me nxënës të disa klasave fillore. Nëpërmjet kësaj vizite, ne kemi synuar të krijojmë një ndërgjegje të fortë në mes të nxënësve për rëndësinë e kujdesit ndaj ujit dhe për të ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndryshuar botën për të mirë. Përmes aktiviteteve edukative dhe demonstrimeve praktike në fabrikën tonë të perpunimit të ujit, nxënësit kanë pasur mundësi të mësojnë se si funksionon sistemi i ujësjellësit, si trajtohet dhe pastrohet uji, dhe si mund të ndihmojnë në mbrojtjen dhe…

Read More

Trajneri Franco Foda e ka nisur mbarë aventurën me Kombëtaren e Kosovës. Dardanët të premten shënuan fitore ndaj Armenisë, me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësoreje. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Milot Rashica, në minutën e 25′ të takimit. Edon Zhegrova bëri një super depërtim në anën e djathtë, duke e goditur shtyllën. Më pas këtë rast e shfrytëzoi Rashica duke e futur topin në rrjetë. Për Rashicë, ky ishte goli 12-të në karrierë në fanellën e Kosovës. Armenët rastin më serioz në ndeshje e patën në fund të pjesës së parë duke e goditur…

Read More

Dardanapress mbanë trajnimin: “Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës” Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin: “Informimi i të rinjve me objektet dhe monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”. Qëllim i trajnimit ishte informi i të rinjëve për diverzitetin e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës dhe vendet e objekteve kultorore historike të Komunës. Tema tjera të diskutimit gjatë trajnimit ishin: Rëndësia e Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore, Diverziteti Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e…

Read More

Në Kamenicë, Grupi për hartimin e Draft-Planit të Veprimit për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare në Nivelin Lokal ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument. Të pranishëm në këtë konsultim ishin: Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Diana Kryeziu-Ajvazi, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, përfaqësues nga Drejtoria e Financave, përfaqësues nga Drejtoria e Administratës, përfaqësues nga komunitetet, zyrtar komunal, qytetarë. Në këta takim kryesuesja e grupit punues Nazmije Demolli-Kastrati prezantuar Draft-Planin duke thënë se ky dokument është hartuar nga një komision ku ka…

Read More

Gjatë javës (18-22 Mars 2024), është zhvilluar vizita studimore ne Universitetin e Metropolias në Helsinki në kuadër të projektit SIAHDPC. Pjesëmarrësit nga Universiteit “Kadri Zeka”, Gjilan, ishin Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, prorektori për mësim Prof. Dr. Sadik Haxhiu, dekanja e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, anëtari i Këshillit Drejtues dhe profesori i UKZ-së Prof. Asoc.Dr. Fadil Osmani, profesoresha Dr.Sc. Shejnaze Gagica, zyrtarja për bashkëpunim ndërkombëtar Luljete Berisha dhe studentja Erletë Baliqi. Në kuadër të kësaj vizite janë mbajtur punëtori të ndryshme lidhur me objektivat e projektit, e të cilat kanë përfshirë punët…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë, raport për gjendjen e sigurisë në Kamenicë; 2.Mirëmbajtja e shkollave, siguria në dhe për rreth objekteve shkollore, delikuenca e nxënësve, mbarëvajtja e procesit mësimor nga ana e mësimdhënësve; 3.Informatë rreth planit të punës së KKSB-së për vitin 2024; 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj…

Read More

Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë doajeni i gazetarisë kosovare Hasan Bunjaku. Ai për një kohë të gjatë ka punuar në Radio Gjilani, gazetën Rilindja e më pas edhe në institucionet e kulturës në Gjilan. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ridvan Bunjaku: NJOFTIM MORTOR I njoftojmë familjarët, miqtë e dashamirët se sot ndërroi jetë familjari ynë i dashur Hasan Bunjaku. Varrimi bëhet nesër në Gjilan. Për kohën e varrimit ju njoftojmë në ndërkohë.

Read More

Shkruan: Dr. sc. Enver Sadiku Më 16 korrik 1913, revista “Journal des voyages et des aventures de terre et de mer” (Gazeta e  udhëtimeve dhe aventurave të tokës dhe detit), në tekstin me titull “Shqipëria e injoruar” dhe nëntitullin “Në Ballkanin piktoresk” të autorit J. Titon, shkruan se Shqipëria është e vendosur në mes të maleve të Karadakut, Malit të Zi, Fushës së Kosovës dhe Adriatikut, vend të cilin ai e cilëson jo mikpritës për evropianët. Sipas artikullshkruesit, këtë vend e kishte vizituar  Guy de Lubersac[1] (Gi dë Lybersak), në shoqërinë e zotit Taigny[2] (Tenji), ish-ministër francez në Karakas, zotin Steeg, delegat…

Read More