Author: admin

Ndërkaq, për të njëjtën peiudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 80 tiketa gjobitëse për shkelësit e ligjit dhe rregullave të trafikut rrugor. Statistikat e Policisë së Kosovës nga raporti i fundit prej 24 orësh, bëjnë me dije se në gjithë teritorin e Kosovës janë shënuar 58 aksidente trafiku, prej tyre 17 me lëndime, kurse 41 prej rasteve vetëm me dëme materiale. Së këndejmi, njoftohet se për të njëjtën peiudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 80 tiketa gjobitëse për shkelësit e ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor./GJILANI INFO/

Read More

Policia e Rajonit të Gjilanit, ka njoftuar për një tentim të një vjedhjeje të rëndë në Gjilan nga persona të panjohur. Sipas asaj që  është raportuar në Polici thuhet se personat në fjalë  kanë tentuar që me forcë ta hapin derën kryesore të një objekti, porse nuk kanë arritur për të depërtuar brenda tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./GJILANI INFO/

Read More

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ka vazhduar me shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermerët e Komunës së Gjilanit. Drejtori Bajram Isufi, tha se përfitues të mekanizmit bujqësor në vlerë prej 10 mijë e 780 euro janë dymbëdhjetê përfitues. Sipas tij janë shpërnadarë 4 copë rotofreza, 2 copë pijatore me 20 disqe, 5 copë pijatore me 24 disqe dhe 1 copë pllugj dy brazësh 25 cm. Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, tregoi se kjo është vazhdim i shpërndarjes së projektit të herës së kaluar./GJILANI INFO/

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj. Në njoftimin për media bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2.000 euro për person. Kësaj radhe regjistrimi do t’i nënshtrohet edhe diaspora. Lexo po ashtu Nis regjistrimi i popullsisë, krejt çfarë duhet të dinë qytetarët Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për…

Read More

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 8-27 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C. / MeteoKosova

Read More

Është mbajtur takimi konsultativ me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj, lidhur me skemën e granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”. Debati për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me AZHR Lindje dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, tha se është e kënaqur të zhvillojnë takim konsultativ me një numër të madh pjesëmarrësish të bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj të kësaj komune lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për…

Read More

Policia e Kosovës ka treguar se cilat janë gjobat për shoferët të cilën përdorin telefonat sa janë duke lëvizur me vetura e tyre në trafikun rrugor dhe për këmbësorët të cilët përdorin telefonin dhe mbajnë dëgjuese në veshë sa janë duke kaluar rrugën apo shiritin për biçikleta. Policia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Sipas tyre, mosrespektimi i kësaj…

Read More

Gjatë një dite në Rajonin e Gjilanit kanë ndodhur  dy aksidente trafiku me 16 të lënduar. Njëri prej tyre me dy të lënduar në Koretin të Kamenicës si dhe aksidenti tjetër në Prekoc të Novobërdës  me 14 të lënduar. Në rastin e parë, në mes të një motoçiklete dhe veture, kurse në rastin e dytë me me shumë të lënduar, autobusi ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërtë. Koretin, Kamenicë / 02.04.2024 – 17:20. Dy meshkuj/kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi motoçikleta që po udhëtonin ata…

Read More

Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit. Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë  93 jetimë  me kujdestarët  e tyre. Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë  krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në këtë Ramazan!” Një gjilanas, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar nga…

Read More

“Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë janë duke u asfaltuar rrugët e fshatit Bilinicë. Totali i dhjetë rrugëve që janë duke u asfaltuar në këtë fshat është  2 mijë e 314 metra”, thonë e Komunës se Gjilanit. Sipas tyre, kostoja e këtij projekti kapë shumën prej 64 mijë e 678.92 euro. Kryetari i Komunës Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve të këtij lokaliteti. “Po vazhdojmë investimet në infrastrukturën e fshatrave të harruara nga e kaluara” , tha i pari…

Read More