Author: admin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka vizituar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. E shoqëruar nga zëvendësministri, Taulant Kelmendi, ministrja Nagavci ka zhvilluar një takim të përbashkët me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Prorektorët. Rektori Dërmaku, e falënderoi ministren Nagavci për vizitën dhe interesimin për UKZ-në, derisa ka njoftuar rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet universiteti. Ai tha se prezenca e ministres në këtë institucion është motivuese dhe shtytëse në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat ka universiteti. Rektori ka folur edhe për çështje…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me ekipin e tij ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Universitetin, University of Minho nga Braga , Portugalia. Universiteti i Minho është një Universitet publik, nën Regjimin Ligjor të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Portugali. Është një universitet kërkimor, i përkushtuar ndaj zinxhirit të vlerësimit të njohurive: Kërkim, Zhvillim dhe Inovacion, dhe është gjithashtu i fokusuar në mjedisin socio-ekonomik, duke pasur partneritete të shumta të suksesshme në projekte kërkimore, ndërkombëtare, kulturore dhe zhvillimore socio-ekonomike. Marrëveshjet e reja e ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të…

Read More

Me qëllim të parandalimit të vërshimeve, Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim e Komunës së Gjilanit, po vazhdon me pastrimin e shtretërve të lumenjve. Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje e Shpëtim, tha se pas pastrimit, thellimit dhe zgjerimit të shtratit të lumit në tërë gjatësinë e tij nga hyrja deri në dalje të fshatit Malishevë, tashmë kanë vazhduar me trajtimin e shtratit të përroit të fshatit Kosaqë dhe Kmetoc. “Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet, bazuar në objektivat dhe planin e punës së DMSH-së”, tha Osmani./GJILANI INFO/

Read More

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi- “Komandant Mjekra”, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, etj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit. Përndryshe në kuadër të manifestimit tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut” që personifikon veprën e këtij dëshmori që nga 24 marsi janë mbajtur aktivitete të ndryshme. Ndërkaq sot pritet të mbahet ora e madhe letrare dhe dita finale e festivalit të këngës dhe valles shqipe. /GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e 24 marsit- Ditës Botërore të Tuberkulozit, QKMF-ja në Gjilan në koordinim me menaxhmentin e QKMF-së ka zhvilluar sot aktivitet për vetëdijesimin e qytetarëve rreth kësaj sëmundje. “Aktiviteti është realizuar në qytetin e Gjilanit, me kalimtarët e rastit ,me aktiviteteve të tilla po synojmë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. Janë shpërndarë broshura me informacione për tuberkulozin./GJILANI INFO/

Read More

Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar  sot me aktivitete në komunitet, konkretisht në Komunën e Kllokotit, në fshatin Mogillë. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës dhe mësuesit e kësaj shkolle. Edukimi për shëndetin oral  është mbajtur në  shkollën fillore: SHMU” Gjon Sereqi” në Mogillë me nxënësit e klasëve të IV dhe të V-ta. Dr.Durim Rexhepi- stomatolog, dr.Almira Rama-stomatologe dhe dr. Naza Sahiti-stomatologe kanë folur para nxënësve të klasëve të ulëta për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, mënyrën adekuate…

Read More

Sot nën organizimin e Komunës së Kamenicës është promovuar libri “Misteri mbretëror” nga autoret Tara, Melika dhe Duela. Ky libër i prezantuar nga vajzat si dorëshkrim para ca muajsh te Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka gjetur më pas mbështetjen për lektorimin, dizajnimin dhe botimin e librit. Sot nën praninë e Kryetarit Rahimaj, Nënkryetarit Jakupi, drejtorit të DKA-së Afrim Dërvishi, nxënësve e profesorëve është mbajtur promovimi i librit. Kryetari Rahimaj është shprehur se është shumë e rëndësishme që këto iniciativa të përkrahen sepse në fund të ditës na shërbejnë të gjithëve. Kurse Drejtori Dervishi është shprehur se…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’./GJILANI INFO/

Read More

Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në rrjete sociale ka publikuar një video incizimi në të cilin shihet se në fshatin Bresalc, aksi rrugor Prishtinë-Gjilan duke vozitur automjetin e tij me shpejtësinë dyqind e njëzet e dy (222) km/h në…

Read More

Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj. Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë njëqind e nëntëdhjetë e shtatë(197) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h. Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300)…

Read More