Author: admin

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, është duke marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre kanë mahnitur publikun Turk, duke prezantuar vlerat e mirëfillta të folklorit shqiptarë. Përfaqësuesi i këtij ansambli, Arsim Abazi, ka falënderuar komunën e Vitisë, e në veçanti kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme të ansamblit “ Kemajl Azizi”. Ai shtoi se anëtarët e saj po bëjnë një punë të madhe në paraqitjen e vlerave folklorike shqiptare nëpër botë duke promovuar trashëgiminë kulturore të vendit dhe duke e bërë krenar çdo shqiptarë për…

Read More

Hidromorava njofton për disa intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa zona Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës të sotme, do të zhvillohen disa intervenime në rrjetin e ujësjellësit në zonat e mëposhtme: Rruga ” Lekë Dukagjini” Rruga “Vaqe Zela” Fshati Pasjan Gjatë periudhës të intervenimeve, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujit për një kohë të shkurtër. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: Tel: 044983071, 0280 326 980 Kujdestaria: 044719813 / KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /

Read More

Sonte para publikut kamenicas në kuadër të Festivalit të Teatrove, është prezantuar shfaqja nga Teatri i Ferizajit me titull ‘Ku je kanë qe 1 mijë vjet”. Kjo shfaqje e punuar profesionalisht nën regjinë e Rexhia Heset Maliqi, ka dhënë mesazhe të qarta për publikun kamenicas, duke shpërfaqur realitete të shoqërisë shqiptare. Shfaqja në fjalë është në garë për shfaqjen më të mirë në kuadër të këtij festivali./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka prit ministrin e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliun, zëvendës ministrin Hysen Durmishin dhe këshilltarin Arianit Sadikun. “Nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit për disa projekte”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, tregoi se projekti i parë është ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit. Investimet në qarkoren egzistuese. Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc – Kokaj. Ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi. Më tej kryetari Hyseni, tha se do të bëhet edhe ndërtimi i rrugës Fidanishte 2. Po ashtu edhe Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë – Gjilan.…

Read More

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit që kanë shkruar: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Të dashur familjarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me datën 23.04.2024 ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, Avokat – Isuf Ilaz Ajeti. Allahu e meshiroftë! Varrimi bëhet neser me date 24.04.2024 në fshatin Llovcë-Gjilan, me drekë ora 13:00 kurse e pamja për burra dhe gra zgjatë 4 ditë dhe mbahet tek Restaurant “Nora” ne lagjen Gavran (përballë Restaurant Parajsa). Me respekt, Familja Ajeti.

Read More

Sadbere Gagica Për Ty Gjilani im i ngrohtë Me rreze të purpurta të diellit Ju lagje dikur me zhurmë fëmijësh Me lojra adoleshentësh Për një fjalë më rrok lirika Në çdo sekondë frymëmarrjeje Je pjesë e vargut tim Ëndërr e bukur e natës së ikur Sytë më janë plakur Pa të parë Qielli më rri mbi kokë Me ca pika lot Kam mall për Ty Ta vë gjoksin tim Mbi qepalla sysh Ta dëgjoj një dihatje njeriu!

Read More

Gazetari italian, Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhagrova. Bardhezinjtë janë duke kërkuar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League, kështu që po synojnë që të përforcojnë ekipin në mënyrë që të konkurrojnë në garën me prestigjioze për klube në Europë. Kështu që sipas Di Natale, “Zonja e Vjetër” është duke monitoruar nga afër situatën e Zhegrovës i cili po cilësohet si një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar klubit. Zhegrova u bë pjesë e Lille në janar të 2022 pasi kompletoi transferimin nga Baseli. Dy vite…

Read More

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar rreth debatit të djeshëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Joseph ka shkruar se Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze dhe se sipas tij kjo ishte e pritshme. “Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”. Joseph ka shkruar se surpriza…

Read More

Ajo është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur kryetare e parlamentit komunal në këtë qytet. Është anëtare e Partisë Socialdemokrate (SP) Numrit të politikanëve të rinj që po marrin poste në nivele të ndryshme të institucioneve zvicerane, i është shtuar edhe një: Rixhil Agushi, aktiviste e SP (Partia Soicialdemokrate) dhe  asambliste prej shumë vitesh në Parlamentin e qytetit Schlieren, në Kantonin e Cyrihut. Rixhil Agushi, politikane e re socialdemokrate me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e propozuar nga grupi parlamentar i SP-së, më datë 08.04.2024 është zgjedhur presidente e Parlamentit Komunal në qytetin e Schlierenit, ku…

Read More

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash theksoi se me von Cramon ka diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm me Eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, për të diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi në rrjetin e tij social në Facebook. “Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. Ai shtoi se pjesë e…

Read More