Prof. Kujtim Lepaja ka ligjëuari sot për mjedrën dhe boronicën para fermerëve përfitues për këto kultura bujqësore, me sipërfaqe prej 7 hektarëve.
Po ashtu, si edhe ishte paraparë me projekt, janë dorëzuar edhe analizat e tokës së fermrëve përfitues. Mbi bazën e rezultateve, do të bëhet edhe trajtimi dhe plehrosja e fidaneve.
Hallka e fundit është shitja e produktit. Së shpejti do të aranzhojmë edhe takime të tjera, ku do të mundësohet lidhja e kontratës për shitjen e produktit final për fermerët./GJILANI INFO/