Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar fshatin Stubëll për të pa nga afërsia punimet të cilat po bëhen për rregullimin e fushës sportive dhe shtrimit të saj me gomë.
“Vetëm ditëve të fundit kemi realizuar disa projekte të tilla në lokalitetet e ndryshme. Do të vazhdojmë të krijojmë hapsira sportive për nxënësit dhe sportdashësit”, ka thënë kryetari Haliti./GJILANI INFO/