Author: admin

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, të enjten (02.05.2024) rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ka gjetur dhe konfiskuar 390 kg duhan kontrabandë. Sipas policisë, identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje. “Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit ‘Marlboro’ 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240…

Read More

Nën përcjelljen e edukatoreve dhe prindërve të tyre, sot Stacionin Policor në Gjilan e kanë vizituar fëmijët parashkollore nga SHFMU “Nazim Hikmet” nga fshati Doberqani. Ky moment i veçantë ka shërbyer për t’u njohur nxënësit parashkollor me punën e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, duke ju mundësuar atyre të shohin nga afër mjediset e punës dhe realizimin e detyrave të përditshme të zyrtarëve policor, thuhet në njofitmi ne polivisë. Po ashtu nga ana e oficerëve të sektorit dhe atyre të njësitit në Komunitet fëmijëve u janë dhënë këshilla për Rregullat në Komunikacion rrugor. Fëmijët, edukatorët dhe prindërit e tyre…

Read More

Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 26.04.2024 – 02.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i gjashtë (6) aksidenteve të…

Read More

Arbër Musliu, asambleist nga Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, projektiN në vlerë mbi 3.5 milion euro mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gilanit, e ka vlerësuar si një nismë të rëndësishme për të avancuar mirëqenien sociale. Sipas tij, ky projekt që përmban ndërtimin e një qendre ditore për të moshuarit, një kuzhinë popullore dhe një bujtinë për studentë, do të jet një zgjidhje e mirë, për këtë kategori shoqërore. Ai ka theksuar se në një kohë kur nevojat sociale janë të rëndësishme, ky projekt paraqet një hap pozitiv drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për ata që…

Read More

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri me dije sot vlerën e një projekti që kapë shifren mbi 3.5 milion eurosh, projekt ky mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit. Bërja e një ndërtese për qëndrimin ditor, destinuar për për personat e moshuar, një kuzhinën popullore dhe bujtina për studentë, thuhet të jetë fokusimi i këtij projekti. “Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Alban Hyseni,…

Read More

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua dëshmori i lirisë Njazi Rexhepi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Me këtë rast institucionet komunale të Vitisë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit dhe stafi i kësaj shkolle, kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të dëshmorit Njazi Rexhepi. Një historik të shkurtër dhe për të arriturat në këtë shkollë, para të pranishmëve foli drejtori Asllan Fana. Ndërsa në fjalën e rastit zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se ndjehet i nderuar që sot është këtu për të…

Read More

Me iniciativën e Këshillit të Prindërve, në ShFMU “Thimi Mitko” të Gjilanit është mbajtur takimi me temën: “Siguria në shkollë”. Në takim kanë marrë pjesë udhëheqësia e kësaj shkolle, përfaqësues të KP, Kryetarit të KDSh-ës, dhe pjestarët e Policisë së Kosovës me të cilët bashkëpunohet çdo ditë e më shumë. Me këtë udhëheqësia e shkollës ka falemnderon KP dhe përfaqësuesit e Policisë pjesmarrës, ngase vetëm duke bashkëpunuar mund të krijohen ambiente të sigurta për fëmijët./GJILANI INFO/

Read More

Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 5 tiketa gjobitëse, njofton Policia. Gjatë 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur dhjetra aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar gjobitje në trafik që kanë kaluar shifrën mbi 2 mijë syresh. Bazuar ne statistikat e përgjithshme nga Policia, mësohet se për periudhën e përmendur janë shënuar 52 aksidente trafiku, prej tyre 19 me lëndime, kurse 33 prej rasteve vetëm me dëme materiale. Ndërkaq, kur është fjala për dënimet në trafik, bëhet e ditur nga Policia se janë shqiptuar 2 mijë e 5 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/

Read More

Shkolla e mesme profesionale në Viti ka përkujtuar sot dëshmorin e lirisë Jonuz Zejnullahun, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë, dhe ka shënuar ditën e shkollës. Me këtë rast, institucionet komunale të Vitisë dhe stafi i shkollës kanë vendosur lule pranë bustit të dëshmorit. Në manifestimin e organizuar në këtë shkollë, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur drejtori i kësaj shkolle Ali Bislimi, i cili foli për historikun, rezultatet dhe të arriturat e nxënësve. “Sot po shënojmë 23 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle. Në këtë përvjetor kujtojmë dëshmorin e kombit Jonuz Zejnullahun i cili…

Read More