Author: admin

Granit Xhaka është shndërruar në një lider për Bayer Leverkusen me mesfushorin me origjinë shqiptare që rezultoi një element kyç për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso në fitimin e titullit kampion në Bundesliga, por edhe për arritjet e tjera me gjermanët që janë pranë finales së Europa League si dhe janë në finalen e Kupës së Gjermanisë. Por, historia mund të ishte ndryshe për 31-vjeçarin pasi në të kaluarën ishte shumë pranë transferimit te Roma, me trajnerin atëhershëm të verdhekuqve, Jose Mourinho që ishte një “fans” i madh i mesfushorit. Vetë Xhaka e pranon se ishte shumë pranë…

Read More

Boksieri i mirënjohur, Haxhi Krasniqi, është gati për mbrëmjen e madhe në Augsburg të Gjermanisë. Mbrëmja e të shtunës pritet me padurim kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, që të shohin Haxhi Krasniqin në përballje me portugezin Jorge Silva. Haxhi Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe premton luftë të madhe në ring, me synimin e vetëm fitoren. “Unë kam edhe disa ndeshje që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time. Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’ju bëjë për veti dhe t’ju jem falënderues për këtë mbështetje. Më 4 maj iu pres në Augsburg, iu premtoj…

Read More

Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”./GJILANI INFO/

Read More

Grupi për hartimin e Draft-Planit të Veprimit për Mekanizmin Koordinues kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës (2024-2026) ka mbajtur konsultimin publik për këtë dokument. Të pranishëm në këtë konsultim ishin zyrtarë nga Drejtoritë si ajo e Bujqësisë, Shërbimeve Publike, Mirëqenies Sociale, Qendrës për Shërbime me Qytetarë, Zyrës për Integrime Evropiane, dhe të tjerë. Në këtë takim kryesuesja e grupit punues Nazmije Demolli-Kastrati ka prezantuar Draft-Planin duke e nisur me thënien e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres: “Dhuna ndaj grave në thelb është çështje e pushtetit. Ajo do të përfundojë vetëm kur barazia gjinore dhe…

Read More

Në vazhdën e vizitave që po i bëhen Shkollës së Mesme Teknike ” Mehmet Isai ” në Gjilan dhe në kuadër të javës së projektit “Dyert e hapura” për nxënësit e klasave të IX-ta, sot nxënësit e Sh.F.M.U. “LIRIA”  nga Pogragja, kanë vizituar këtë shkollë. Ata janë njoftuan për së afërmi nga koordinatori i cilësisë, Arben Ramadani dhe me profesorët e drejtimeve të ndryshme me profilet e shkollës, kabinetet, kabinetet tjera përcjellëse dhe me kushtet të cilat i ofron kjo shkollë. /GJILANI INFO/

Read More

Nga: Livia Iannotta Edhe dhjetë vjet pas vdekjes së shkrimtarit Gabriel García Márquez, laureat i Çmimit Nobel për Letërsinë në 1982, veprat e tij, klasike të përjetshme, vazhdojnë të na kujtojnë se Karaibet, Kolumbia, dhe në njëfarë mënyre e gjithë bota jonë, janë korniza magjike që përtej sipërfaqes bartin dimensione të tjera, jo më pak të jashtëzakonshme, që pa shkrimtarët si Márquezi rrezikojnë të mbeten të fshehura. Kur mendoj për Gabriel García Márquezin, më vjen në mendje muzgu i një oborri. Një nga ato oborret e brendshme të rrethuar nga ndërtesa me aromë koloniale, i zbukuruar me hamak, ndenjëse…

Read More

Eike Immel, ish-portier i gjerman (19 paraqitje për Republikën Federale të Gjermanisë), që gjatë karrierës së tij ka luajtur për emra të mëdhenj të futbollit si Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Manchester City, është në një situatë shumë të vështirë financiare. 63-vjeçar, i cili vari “dorezat në gozhdë” në vitin 1997 dhe fitoi miliona euro gjatë gjithë karrierës së tij, jeton me ndihmë sociale në një apartament komunal në qytetin e tij (Stadtallendorf). Atij i kanë mbetur vetëm 2 euro në llogarinë e tij bankare nga shuma që i kanë kaluar muajin e fundit. “Tani jetoj me 1136 euro në…

Read More

NGA ZYMER MEHANI Franc Kafka, me stilin e tij të thellë dhe të mprehtë, hedh dritë mbi një realitet të vështirë për t’u kapur: maskat e identitetit që njerëzit mbajnë në shoqërinë tonë. Nëpërmjet citatit të shkurtër, ai na bën të reflektojmë mbi ndërtimin e një imazhi të rremë për veten dhe rrezikun e humbjes së vetëdijes së vërtetë për vetveten në një botë ku çdo person duket të jetë pjesë e një mase të përgjithshme. Në esenë time, do të shpalloj këtë temë thelbësore duke eksploruar përtej fjalëve të Kafka-s dhe duke analizuar kontekstin shoqëror në të cilin jetojmë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një deklaratë publike me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, por e pa e përmendur raportin e Reporterëve pa Kufij, në të cilin është evidentuar regres të paparë në dhjetë vitet e fundit sa i përket lirisë se medias. Osmani ka thënë se liria e shtypit është e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën. “Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit mbështesim dhe inkurajojmë gazetarët, sikurse edhe riafirmojmë angazhimin tonë për ta mbrojtur të drejtën e tyre për të raportuar pa frikë dhe censurë, si dhe…

Read More

Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo ka folur rreth postit që mban, masterit të saj që ka për temë Kosovën, etj. Drenusha Hajdini punon në institucionin që njihet si “Kancelaria Federale” e Zvicrës, në Bernë, e vendosur në Pallatin Federal, ku është edhe qeveria e vendit (Këshilli Federal) dhe Parlamenti me të dy dhomat. Të takosh një të re me rrënjë shqiptare nga Kosova në këtë ndërtesë nuk është diçka aq e shpeshtë edhe pse Drenusha ka treguar se ka ndeshur edhe në disa raste të tilla, vajza që punojnë pikërisht në këtë pjesë të administratës…

Read More