Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Kryqit të Kuq- Dega në Kamenicë.
Kryetari Rahimaj është njoftuar nga Sekretari i kësaj dege, Rexhep Morina për punën që është bërë nga Kryqi i Kuq në Kamenicë përgjatë vitit 2023 si dhe puna e bërë në katër muajt e parë të këtij viti.
Morina ka njoftuar Kryetarin Rahimaj edhe sa i përket garave të Ndihmës së Parë që do të mbahen me nxënësit e shkollave të Komunës së Kamenicës.
Kryetari Rahimaj ka dhënë mbështetjen e tij në raport me aktivitetet e kësaj dege si dhe ka paraqitur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në fusha të tjera, në të cilat shtrihet puna e Kryqit të Kuq si organizatë./GJILANI INFO/