- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikas të automjeteve luftarake Vuran. FSK në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga trajnimi për automjetet luftarake Vuran. “Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase…
Njësia e Zjarrfikësve në Viti, për një kohë të gjatë janë përballur me kushte tejet të vështira për punë. Objekti në të cilën kanë qëndruar për më shumë se një dekadë, nuk I ka plotësuar as për së afërmi kushtet, si për qëndrim të zjarrfikësve, gjithashtu edhe me garazhet dhe vendosjen e mjeteve të ndryshme, për shkak të hapësirës së pamjaftueshme. Tani ky problem, është tejkaluar me që nga sot, kjo Njësi është dislokuar në objektin e ri. Në ceremoninë e përurimit të objektit të ri, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se objekti i ri…
Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë vizituar sot nga afër punimet që po bëhen në rregullimin e fushës sportive dhe shtrimit me gomë, prapa objekti të vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Përndryshe në afërsi të kësaj fushe po ndërtohet edhe palestra shkollore sportive. Ndërkaq dje është bërë edhe shtrimi i fushës sportive të futbollit dhe atij të volejbollit të Sh.F.M. U “Dëshmorët e…
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse. “Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej 6 muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet nw…
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal , përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, familjeve të dëshmorëve, qytetarë dhe të tjerë, bënë nderime tek varri i këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Përndryshe është duke mbajtur një manifestim për nderë të ditës së shkollës në Zhiti që mbanë emrin e këtij dëshmori./GJILANI INFO/
Është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin, se i njejti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar bashkëshorten e tij, rast ky për të cilin kanë njoftuar autoritetet zyrtare policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se i dyshuari është paraburgosur,/GJILANI INFO/
“Jam i tronditur nga lajmi për vdekjen e hershme të Tahir Muratit!”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai ka kujtuar se në fëmijëri të hershme, Tahiri ishte trajneri i tij i basketbollit. “Kujdesi i tij ndaj nesh atëherë e tejkalonte rolin e tij si trajner basketbolli”, ka thënë Kryetari Hyseni. Ai shtoi se Gjilani ka humbur një njeri të jashtëzakonshëm, familjar të përkushtuar e sportist të dalluar. “Ngushëllime familjes Murati, miqëve dhe të gjithë atyre që janë edukuar për sportin e jetën nga trajneri Tahir!”, ka ngushëlluar, kryetari i Komunës së…
Nga Fehmi Sylejmani Ikja e hershme nga kjo botë e Tahir Muratit na tronditi të gjithëve. Nuk e pritnim një lajm të trishtë e të hidhur. Shpresonim e besonim në një triumf tjetër, të një kampioni të vërtetë. Siç ishe në jetë. Fatkeqësisht, këtë herë, sëmundja ishte tepër e shpejtë dhe e pashërueshme. Ai ishte sportist i mirëfilltë, një yll i pashuar. Me basketboll kishte filluar si fëmijë, duke kaluar fillimisht kategoritë e juniorëve e më pas edhe e ekipit të parë dhe kampion i Kosovës në basketboll, me Dritën në vitin 1997/98. Ai qe mjeshtër i dy-hapëshit në…
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ka bërë me dije policia. “Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
NGA DEDË PREQI Secili duhet t’ia bëjë këtë pytje vetëvetës se, a jetohet apo qëndrohet vazhdimisht nën zgjedhë, nëse jetët njerëzore shtypen nga pesha e keqtrajtimeve dhe format e dhunës, kujna do i duket se një jetë e tillë nuk është e tmershme dhe e pa jetueshme. Nuk harrohet lehtë, sepse bëhët fjalë për një luftë ç’farosëse të njerëzimit, sikur që ishte lufta e fundit në Kosovë, ku përveq malltretimeve, dhunimeve, përndjekjeve dhe masakrimeve nga kriminelët serb, kufomat e kësaj popullate shqiptare një pjesë e tyre është djegur dhe një pjesë tjetër janë bartur dhe fshehur kufomat nëpër pusete…

