Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve

September 7, 2026

Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi

September 7, 2026

Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit

September 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
  • Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
  • Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
  • Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
  • Më dhuro një lule…
  • QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
  • Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U nënshkrua Agjenda e Kontratës Sociale për Vitinë në mes të komunës dhe qytetarëve
Lajme Lokale

U nënshkrua Agjenda e Kontratës Sociale për Vitinë në mes të komunës dhe qytetarëve

adminBy adminMay 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të zotimeve të Agjendës së Kontratës Sociale për komunën e Vitisë. Gjatë kësaj ceremonie ka marrë pjesë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID Noel Bauer, Silvia Šusnjić, drejtoresh e aktivitetet të USAID, kryetar të bashkësive lokale si dhe qytetar tjerë.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar kryetari Haliti, cili foli për rëndësinë që ka kontrata sociale për këtë komunë. “Sot, ndihem shumë i nderuar që jemi mbledhur bashkërisht, në këtë ceremoni për të nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Vitinë, si dhe për të dhënë zotimin tonë të përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve. Me këtë kontratë sociale synojmë edhe më shumë të përmirësojmë komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se procesi i draftimit të kësaj agjende ka qenë një përpjekje e përbashkët mes komunës dhe qytetarëve, që sipas tij ka kaluar nëpër takime të përbashkëta validuese dhe përmes një procesi të propozimit dhe votimit nga vetë qytetarët.

I pari i Vitisë bëri me dije se gjatë këtij procesi janë identifikuar tri çështje kryesore nga komuniteti për të përfaqësuar Komunën e Vitisë në zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale e ato janë: funksionalizimi i kabineteve për mësim dual në Shkollën e Mesme të Lartë Mikse “Kongresi i Manastirit” Pozharan, aftësimi profesional dhe krijimi i mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara si dhe shenjëzimi i shtegut në parkun e pishave në Tërpezë.

Ndërkaq drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID Noel Bauer, tha se Programi i USAID-it “Kontrata Sociale, synon të ndihmoj qytetarët që të sigurojnë një qeverisje të përgjegjshme, gjithnjë në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve. “Një ndërlidhje e fuqishme ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes lokale krijon komunitete aktive. Qasja bashkëpunuese jep sensin e pronësisë dhe përgjegjësisë edhe qytetareve, por edhe zyrtareve komunal për të qenë të përfshirë në çështjen me rëndësi për komunitetin”, tha Bauer.

Ndërkaq në emër të grupit të qytetarëve një fjalë rasti ka mbajtur doktoresha Gentiana Ferati e cila u fokusua në komunikimin në fushën e shëndetsisë, kurse prezantimi i agjendës së Kontratës Sociale për Vitinë u bë nga Shkurte Bardhi po ashtu përfaqësuese e grupit të qytetarëve.

Agjenda e Kontratës Sociale e lehtësuar nga USAID, ka për qëllim avancimin e praktikave të qëndrueshme për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe forcimin e bashkëpunimit midis qeverisë lokale dhe grupeve të qytetarëve./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve

September 7, 2026

Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi

September 7, 2026

Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

September 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve

By adminSeptember 7, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun…

Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi

September 7, 2026

Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit

September 7, 2026

Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

September 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve

September 7, 2026

Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi

September 7, 2026

Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit

September 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.