Author: admin

Lidhur me çmimin për ekskursionin e nxënësve gjilanas ka reaguar edhe Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.  sipas të cilit, për një nxënës, çmimi prej 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue! “Për me lanë përshtypje se janë serioz, nuk e kanë ba 150 euro por 149 euro për ekskursion dy ditor në Shqipëri. Për një nxënës 149 euro vetëm dy netë, jo vetëm që është shumë, por kjo lypë edhe me u hetue”, thotë Azemi. Ai thotë tutje se…

Read More

Është bërë promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai”, organizuar nga drejtoresha e Arsimit të Komunës së Gjilanit Albana Demiri. Në emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, foli nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku para të pranishmëve, kryesisht nxënësve të klasëve të nënta për rolin dhe rëndësinë e orientimit në karrier si dhe promovimin e profileve profesionale. Ndërsa drejtoresha e Arsimit Albana Demiri, tha se interesimi ishte i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje aktive të të pranishmëve”, tha Albana Demiri. Drejtoresha e Arsimit, tregoi se profilet e reja për vitin shkollor 2023/24 janë: gjeodezi, instalues i…

Read More

Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel”, të Gjilanit. Të nderuar konsumatorë, Me këtë njoftim,ju informojmë se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel” për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit. Ekipet tona teknike janë në terren duke identifikuar dhe riparuar defektin, andaj, ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së furnizimit me ujë. Jemi të përkushtuar që të kthejmë furnizimin me ujë të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju…

Read More

Sipas Policisë së Kosovës, viktima të dhunës, njoftohet se janë gratë të cilat i kanë raportuar rastet. E, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Prishtinë, Viti e Pejë. Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore. Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është…

Read More

QKMF në Viti ka vazhduar me vizitat sistematike në shkollën e Lubishtës. Ky program po realizohet me nxënësit e klasëve të para, pesta dhe të nënta. Falënderim për DKA, menaxherët e shkollave, kujdestarët, arsimtarët, prindërit dhe nxënësit për bashkëpunimin në këtë proces. Një falënderim i veçantë për nxënësit të cilët po bashkëpunojnë afër me stafin./GJILANI INFO/

Read More

Sipas sajë, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitoj edhe ambulanta. “Falë bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief, përmes koordinatorit në Gjilan, Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000 l për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pogragjë – qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë”, ka njoftuar përmes profilit të sajë në FCB, Doruntina Hasani, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Gjilan. Ajo ka thënë se përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, së shpejti do të…

Read More

Për artin bashkëkohor është disktuar me artistin e njohur bashkëkohor Sislej Xhafa në Galerinë e Arteve në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha e se kanë për obligim dhe detyrë që të mbështesin artin e kulturën dhe tëkrijojnë hapësirë të mjaftueshme. Alban Hyseni, kërkoi nga Xhafa qê të ndihmoi artistët e rinjë që të rrugetojnë me arritjet e tyre dhe promovimin në Evropë e më gjerë. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Gjilanit, tha se janë mbledhur për një ngjarje shumë të rëndësishme për të diskutuar rreth artit bashkëkohor, një temë që na…

Read More

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku janë liruar sot nga akuza për krime lufte. Kjo u bë e ditur gjatë një seance të mbajtur të enjten në Gjykata Themelore në Prishtinë. Selimi dhe Demaku janë liruar në mungesë të provave. Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit thanë se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë dhe në mungesë të provave i ka liruar nga aktakuza. Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga Gjykata Themelore. “Të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar nga gjykata se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar nga PSRK”, tha…

Read More

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari. Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saja. Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi. Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot bashkë me përfituesit e subvencioneve për sport dhe OJQ, kanë nënshkruar kontratat. Kryetari Rahimaj ka thënë se mbështetja e klubeve sportive dhe organizatave të shoqërisë civile do të vazhdojë, duke thënë se po bëjnë përpjekje që shuma e ndarë të jetë edhe më e lartë si dhe të gjejnë edhe forma të tjera se si Komuna e Kamenicës mund të përkrah sportin e sektorin e OJQ-ve. Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë deri më tani, duke uruar që edhe ky vit të jetë i mbushur me suksese./GJILANI INFO/

Read More