Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në Palestrën e Sporteve në Zhegër.
“Ka filluar vendosja e kapriatave të hekurit në palestrën e fshatit Zhegër. Pavarësisht problemeve të shumta, të trashëguara dhe rritjes së çmimeve, puna do të vazhdojë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjlanit, më tej shtoi se tani janë vendosur 3 kapriata, me gjatësi prej 46 metrash dhe me peshë prej 15 tonësh./GJILANI INFO/