Author: admin

Drejtoresha e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion IOM Anna Rostocka, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku. Ajo e falënderoi drejtoreshën e IOM-it për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Nënkryetarja e njoftoi mysafiren për programet e komunës dhe përkushtimin që kanë për mbështetje komunale në fushën e promovimit të drejtave të njeriut dhe mbështetjes së grupeve të margjinalizuara. “Shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar që kjo të vazhdoi edhe në të ardhmen”, tha Morina Bunjaku. Më tej ajo shtoi se projekte të ndryshme do të realizohen bashkarisht për…

Read More

Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të kontratave për subvencionimin e Organizatave dhe shoqatave nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që veprojnë në komunën e Vitisë. Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili duke uruar përfaqësuesit e OJQ-ve, theksoi se Komuna e Vitisë, në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë projektet të cilat kanë dhënë frytë e rezultate të mira. “Shpresojmë e besojmë shumë që edhe kjo mbështetje, ky subvencionim, do të ndikoj që rezultatet tuaja të jenë evidente dhe ta pandalshme edhe në të ardhmen. Kultura, rinia…

Read More

Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar rasti i  një vdekjes të dyshimtë në Gjilan. Policia ka njoftuar se rasti në Gjilan ka ndodhur rreth orës 13:20, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr,  viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI iNFO/

Read More

Në Ditën Botërore të Bletës, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina ka vizituar fermerin/kultivuesin e bletëve Idriz Bunjaku. “Krahasuar me vitet paraprake, ndikuar edhe nga klima e mirë pranverore, ky vit duhet të jetë edhe më i frytshëm në prodhimin e mjaltës dhe produkteve të tjera nga bletët”-ka thënë Drejtori Morina. Ai gjithashtu ka shtuar se si nivel lokal, por edhe nga niveli qendror, do të vazhdohet përkrahja e bletarëve tanë qe me pasion kujdesen për shoqërinë e tyre bletare./GJILANI INFO/

Read More

Është mbajtur debati i parë në Gjilan me temën “Ndërmarrësia gjithëpërfshirëse dhe rritja ekonomike: Nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes”. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni në “Javën e Debateve për Politikën e Gruas”. Debati është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, NDi Kosova me mbështetje të USAID-it dhe Ambasadës Zviceriane. Folëse ishte edhe drejtoresha e NDI-së ambasadorja Nancy Soderberg. Derisa u bisedua lidhur me ndërtimin e aftësive, fokus ishte edhe strategjia lokale kundër dhunës me bazë gjinore. Ndërsa në panel diskutimi ka…

Read More

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte”  dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”. Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it. “Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka takuar pronarë të bizneseve shqiptare nga Turqia. Gjatë takimit është biseduar lidhur me mundësinë e investimeve në rajonin e Gjilanit. “Takim i përzemërt e vëllazëror me biznese shqiptare nga Turqia. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në komunën tonë”, ka thënë kryetari Alban Hyseni. /GJILANI INFO/

Read More

Kryetari Alban Hyseni, bashkê me nënkryetarin Kadir Hyseini, pritên ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, me të cilin kanë vizituar disa projekte në realizim. “Ministri Fikrim Damka, ka vizituar sot komunën tonë. Bashkë kemi inspektuar punimet në projektin KultQendra, që është financim i përbashkët mes Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit e ka njoftuar ministrin për ritmin e mirë të punëve, si dhe për rëndësinë e këtij projekti. Më tej kryetari shtoi se janë dakorduar që ky të jetë vetëm një nga projektet e përbashkëta për të ardhmen. “Me këtë projekt po…

Read More

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala dhe eksperti nga USAID, John Ferry, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i kësaj gjykate, Venhar Salihu, gjyqtarët e gjitha departamenteve dhe mbikëqyrësit e degëve. Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se është jashtëzakonisht i kënaqur me efikasitetin e…

Read More

Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje. Në këtë diskutim ishin drejtorë e zyrtarë të komunës, ku u diskutua rreth organizimit të konsultimeve me banorët. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të përfshihen në vendimarrje për projektet lokale. Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal. Qytetarët dhe komuna janë për partneritet për plotësimin e nevojave. Inkurajohen qytetarêt që të kenê rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në lagjet…

Read More