28 persona kanë humbur jetën në 25 aksidente të ndodhura në Kosovë, në periudhën janar-maj 2024, raporton Gazeta Blic.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në përgjigjen e tyre për Gazeta Blic.
Sipas statistikave të Policisë, në Kosovë në këtë periudhë janë shkaktuar 8322 aksidente, një rritje e numrit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ashtu, ka edhe rritje të numrit të tiketave të shqiptuara, ku për periudhën janar-maj 2024 janë shqiptuar gjithsej 292291, krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 260241 tiketa.
Më poshtë statistikat nga Policia e Kosovës .