Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Urimi i Kurban Bajramit 2024
Lajme Lokale

Urimi i Kurban Bajramit 2024

adminBy adminJune 15, 2024Updated:June 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që u bëri. Bamirësve merru myzhde”. (El Haxh, 37).

Besimtarë të dashur, vëllezër e motra! Kam nderin dhe kënaqësin që në emrin tim dhe në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të ja Uroj ditën e qlirimit të Qytetit.

Le ta falënderojmë Allahun e Lartëmadhërishëm që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë e njerëzimit ndaj të Madhit Allah që nga krijimi e këndej.

Ibrahimi a.s. po bëhej gati që ta therë birin e vet Ismailin a.s. në emër të dashurisë së madhe që kishte ndaj Allahut xh.sh. ndërkohë që Krijuesi dhe Poseduesi i Gjithësisë nuk kishte nevojë as për mish dhe as për gjak dhe, kur e pa se me këtë akt flijimi, pa kurrfarë frike e rezerve po i shprehej dashuria e sinqertë, atëherë Allahu Fuqiplotë ua shpagoi këtë sakrifikim të më sublimes duke e bërë të qartë se, e mira, sado e vogël qoftë ajo, nuk mund të arrihet pa sakrificë.”

”Veprat e mira, dashuria e sinqertë, harmonia dhe bamirësia, këto janë ndër gjërat më të rëndësishme që i do dhe që i kërkon Allahu i Plotëmëshirshëm prej besimtarëve. Ebu Hurejra përcjell se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë : “Nuk do të hyni në xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoheni përderisa nuk do të duheni në mes vete.” Ky është islami dhe vetëm këtë islam duhet ta përqafojmë dhe ta përcjellim. Çdo besimtar i devotshëm në këtë tokë është i ngarkuar me mision shumë fisnk – të rrezatojë vetëm dashuri, përmes të cilës hapen të gjitha shtigjet e qasjeve humane.”

”Besimtarë të dashur, ajetin që e citova në krye të kësaj porosie, përfundon me “Bamirësve merru myzhde!” Me këtë fjali në fakt hapet edhe dimensioni social i kësaj feste të sakrificës në emër të Allahut xh. sh.

Në ditët e sotshme, bamirësia zbutë dhembjen e skamnorëve, të hallexhinjve por edhe lehtëson funksionimin e institucioneve, Medresesë, Fakultetit të Shkencave Islame, të cilët përkujdesen për zhvillimin dhe avansimin e jetës islame. Sot e përjetë, përmes aktit të bamirësisë, shprehet dashuria jonë njerëzore, kurse bamirësia institucionale shpreh unitetin, solidaritetin dhe dashurinë tonë ndaj njëri tjetrit, veprim ky për të cilin Pejgamberi ynë i dashur garanton se i hap portat e xhenetit.”

”Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, të lusim Allahun Mëshirëplotë që haxhilerëve tanë pranoj haxhin.
Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që kryhet në një atmosferë krejtë të veqantë, me norma të veqanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon rrespekti e dashuria, ndermjet të gjithve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh.sh.,dhe ku shprehet solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme.

Sot, miliona haxhilerë ditën e kalojnë në Arafat duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga Republika e Kosovës e në veçanti nga Gjilani, për të Cilët lutemi që Zoti t`ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre.

Besimtarë të dashur, nesër, kur të ktheheni prej xhamive në shtëpitë e juaja, merruni ngryk, tejkaloni të gjitha inatet dhe hasmëritë, zgjatjani dorën vëllai vëllait, zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit, le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë Suprem.

Ju qoftë për hajër Kurban Bajrami dhe, Allahu Mëshirëplotë ju bekoftë ju dhe familjet e juaja.

Këshilli I Bashkësisë Islame – Gjilan

Më 15.06.2024

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.