- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
/ Heset Zymberi dhe Femi Halimi/ Një botim i ri letrar shumë sikmpatik, -si me desen -si me përmbajte kuptimesh mbrenda! Autori i ri i krijimeve letrare te ne Besart Selimi botoi një përmbledhje me shkrime të lira, në një prozë të lehtë e depërtuese, si dhe me pak freski poetike dikund nga fzundi. Freski lexuese është edhe vetë titulli i librit, -“Ncuk”, që moderon me mënyrat e reja të komunikimit artistik me pasuritë e vetë gjuhës tonë. Është një mohim shqip, me shumë bashkëtingëllore, me të cilat autori sikur don ta mbyllë edhe me fort veten në komunikim…
Në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të kursantëve të kursit bazik të deminimit, menaxhuar nga instruktorët e specializuar të Kompanisë së Deminimit nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS). Pjesëmarrësit janë trajnuar në identifikimin e mjeteve shpërthyese, efektet e tyre dhe përdorimin e pajisjeve specialistike për punën e deminimit dhe pastrimit të fushëbetejave dhe ata do t’iu bashkohen ekipeve të Deminimit në punën e tyre në terren për largimin e mjeteve të pashpërthyera. Komandanti i Kompanisë së Deminimit, nënkolonel Zekirja Shkreta ka uruar kursantët dhe instruktorët për përfundimin…
Sonte, e mërkurë | 29 maj | ora 20:00 | në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja mysafire | komedia fantastike “Qeni i Baskërvilëve” me regji të Kastriot dhe Jon Saqipit. “Qeni i Baskërvilëve” është një komedi bazuar në romanin detektiv të Arthur Conan Doyle, “The Hound of the Baskervilles”. Ngjarja zhvillohet rreth Sherlock Holmes dhe Dr. Watson, të cilët hetojnë vdekjen misterioze të Sir Charles Baskerville dhe legjendën e një qeni të frikshëm që ndjek familjen Baskerville. Aktorë: Blerina Veseli, Djellza Dema dhe Bleron Hevziu Mos e humbisni. Për rezervime thirrni në 045 222 525. Ju mirëpresim! / Teatri…
Azemi: Nuk duhet të nisin tani punime në rrugët ku ka shumë biznese që po e presin sezonën e tyre
Komuna e Gjilanit përkundër që paralajmëroi se nga e hëna (27 Maj) që kaloi do të nis zbatimin e projektit të ndërtimit të rrugës “Adem Jashari” e Zija Shemsiu”, atë nuk e nisi, si duket, për shkak të reagimeve të bizneseve afariste në ato rrugë, që tani po përgatitën për sezonën e tyre, përgjatë muajve më frekuentues. Ndonëse drejtuesit e komunës heshtin për arsyen e lirimit të Mentor Mihovcit, nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, duket se ky “dështim” për të nis punimet me ditën e caktuar, mund të jetë njëra ndër arsyet e “mbushjes së…
Prokuroria e Gjilanit: Janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra penale të ndryshme
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi…
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, e pesta me radhë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës e të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët, në përjashtim të njërës pikë. Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi paraprakisht ka njoftuar rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, dokumente këto që kryesisht kalojnë përmes kuvendit. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik. Propozim vendimi për formimin e komisionit dhe zbatimin e…
Po vazhdojnë pa ndalur punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të cilat po zhvillohen në disa pjesë të perimetrit të këtij projekti. Pas zhvendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdon pastrimi i lumit Stanishorka dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit. “Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi”, nuk ka të ndalur” , tha Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Adem Nimani Zoti Ofiqar! Atë ditë që gjykatësi e shpalli veten jokompetent për punën e certifikatës së vdekjes së Mixhës Man, një zonjë gjykatëse, ndihmese e tij, i tha Grremçit: – A mund të kishit sjellë një foto të varrit të Mixhës Man? A e dini ju more zoti Ofiqar se njerëzit tanë, deri vonë varret i kanë shënuar vetën me dy hunj gardhi ngulur në dhe, dhe që janë kalbur për dy tre vjet?! Dikush nga familjarët e gjallë, disa vjet pas vdekjes, mbi varrin e të vdekurit kanë ngulë nga një guri te koka e të këmbët, pa…
Armando Broja ka një lidhje të ngushtë shoqërore me Mario Mitajn te Shqipëria. Gjithmonë i shohim bashkë në stërvitje, ndërsa zgjedhin që të ndajnë kohë së bashku në komunikim edhe kur luajnë në klubet e tyre. Në një rrëfim të Armando Broja në Koha Shtesë, sulmuesi i Chelsea është shprehur se Mitaj mund të luajë në Premier League. “Mario është një lojtar fantastik, ne jemi shumë shokë edhe jashtë fushe, flasim edhe në telefon, dërgojmë mesazhe. Është një talent shumë i mirë dhe është shumë e bukur që është te Shqipëria. Po e ruajmë asistin dhe golin për në…
NGA SHPENDI TOPOLLAJ (Opinion rreth romanit “Dashuri në detin e urrejtjes” të Xhevat Mustafës, botuar nga në fillim shkurt 2024 nga Shtëpia Botuese “BUZUKU”) I afirmuar prej kohësh si njëri nga gazetarët tanë më të mprehtë dhe më me kurajë në thënien e të vërtetave dhe demaskimin e së keqes, Xhevat Mustafa për asnjë çast nuk e ka lënë mënjanë krijimtarinë e mirëfilltë letrare, sidomos shkruarjen e disa romaneve mjaft interesantë. Ata kanë qenë të tillë, jo thjesht për vlerat e larta artistike, por edhe për tematikën me të cilën ky autor merret. Periudha e komunizmit na la si…

