“Kisha nderin që të pres për vizitë në komunën tonë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaș”, ka thënë, Kryetari Hyseni.
Sipas tij ështe biseduar për tema e çështje të ndryshme, nisur nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të Gjeneralit Ulutaș.
“Bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit”, ka theksuar Hyseni.
Për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës./GJILANI INFO/