- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”/GJILANI INFO/
Një qytetar nga Gjilani ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje. Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës. Ndonëse nuk raportohet për të lënduar, policia tutje njofton se nuk raportohet për të lënduar. “Gjilan 02.06.2024 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte ne vendin e tij te punes, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të kryej grabitje, mirëpo nuk kishte arrit. Nuk raportohet për të lënduar, rasti po hetohet nga…
Universiteti “Kadri Zeka” pjesë e Forumit të 8-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor
Në Universitetin e Sarajevës, më 30 dhe 31 maj 2024, u zhvillua Konferenca e 8-të e Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, morën pjesë Dekani, prof. dr. Xhevdet Thaqi, dhe prodekani, prof. asoc. dr. Ekrem Alimi nga Fakulteti i Shkencave Aplikative. Tema kryesore e kësaj konference ishte “E ardhmja e universiteteve dhe Forumit të Rektorëve të EJL dhe BP” – “Future of Universities and the Rectors’ Forum of SEE and WB”. Pas fjalës hyrëse të Rektorit të Universitetit të Sarajevës, Rifat Shkrel, u paraqitën kumtesat nga Thomas Jorgensen, Anna-Letematika dhe…
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan Njoftim për Konsumatorët e Velekincës së Vjetër të Komunës së Gjilanit! Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë në fshatin Velekinca e Vjetër. Ekipet teknike janë njoftuar dhe po punojnē intensivisht për të riparuar defektin sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe./GJILANI INFO/
“Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në qiell. Kur kam kohë dhe shikoj nga dritarja, nuk shoh kufij, fe, ngjyra lëkure, varfëri, luftë dhe kjo më jep një ndjenjë paqeje”, thotë Domenika Munishi, stjuardesë Domenika Munishi është një vajzë e re shqiptare, e lindur në Wil të Kantonit St. Gallen. Ka mbaruar gjimnazin në vitin 2023 me temën e diplomës mbi patriarkalizmin ndër shqiptarët, me notën më të lartë në Zvicër, 6. Jeton me prindërit, dy motra dhe një vëlla, në Zvicër. Këtë vit ajo do të kandidojë për Parlamentin e qytetit të Wil-it, ndërsa…
Ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës: PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët
Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar. Këtë e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi. Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore…
Nga aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 24.05.2024 – 30.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e katër (1404) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: •Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve…
Prokuroria e Gjilanit: Janë ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1)…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Ymer Salihu, ditë më parë, kishin nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme. Marrëveshja e parë ka të bëjë për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura. Ndërsa e dyta ka të bëjë me marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Cernicë të Komunës së Gjilanit. “Cërnica me sistem ujësjellësi, sipas projektit me vlerë mbi 750.000 euro”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, tregoi se kanë nënshkruar memorandumin e bashkëfinancimit me kryeshefin e KRU Hidromorava Ymer…
Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu bashkë me përfaqësues të tjerë institucional, kanë pritur sot në takim Ejup Kamberaj – Udhëheqës i Divizionit për Avancimin e të Drejtave Njeriut në komuna dhe Luljeta Ibishi Ferizi – Zyrtare e Lartë për të drejtat e Njeriut në komuna, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë takim u bisedua rreth hartimit të Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, ku nesër pritet edhe të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve. Zëvendëskryetari Aliu u shpreh se komuna e Vitisë është e gatshme dhe mbështet një plan të tillë,…

