Shkruan: Mr.Emrush T. Shkodra
Eksponent të ndryshëm përgjatë viteve që kishin dhe kanë qeverisur me vendin, me veprimet e tyre kanë bërë që qytetarët të vazhdojnë ta konsiderojnë shtetin si diçka të huaj, nga ku ai (shteti) mund të shfrytëzohet për interesa personale dhe në të mira individuale e klanore, mjafton vetëm të arrish majat dhe të behësh pjesë e qeverisjes.
Prandaj, ka disa shembuj që shteti vazhdon të përçon një shembull të keq te qytetarët e tij, normalisht nëse i konsideron qytetar të vet, sepse ka mëdyshje në këtë segment!?
Për shkakun se nëse qytetari shihet vetëm si votues, shihet vetëm si të plaçkitet, gjobitet, ndëshkohet dhe përfitohet nga ai përmes taksave kjo konsiderohet se shteti nuk të sheh pjesë përbërëse e trungut të tij.
Përtej kësaj nëse je pjesë e elitës qeverisëse e subjekteve politike, atëherë mund edhe ti gëzosh privilegjet e shtetit, në të kundërtën e saj do të ofrojnë si mundësi që “zgjidh e merr” nëse donë me qëndruar në atdhe apo jo?
Si shembuj negativ në zhvillimet bazë që qytetarët e vendit vazhdojnë të shohin shtetin e tyre si të huaj janë:
𝐊𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢
I cilësuar si gangrena e vazhdueshme që nuk e ka lënë këtë vend të zhvillohet është korrupsioni. Ishte në përmasa galoponte që nga fillimi i qeverisjes së vendit nga vendorët, dhe kjo vazhdon edhe sot. Pra, korrupsioni ishte etiketa që qeverisjet e vendit nuk mund të liroheshin asnjëherë nga shpërdorimi i taksave të qytetarëve. Zyrtarë të lartë të vendit shiheshin nëpër prokurori e gjykata teksa intervistoheshin nga prokurorë, dënoheshin nga gjykata dhe në fund burgun nuk e mbanin.
Sot, edhe pse në masë më të vogël, korrupsioni vazhdon të jetë në majat më të larta të shtetit. Siç kishte ndodhur në të kaluarën kur në kurthin e korrupsionit kishin ra ministra, zëvendës ministra, këshilltarë, kryetar komunash, e zyrtar të rangjeve të ndryshme, sot kemi të njëjtën situatë. Nëpër dyert e prokurive e gjykatave vazhdojnë të qëndrojnë ministra, zëvendës ministra, kryetar komunash, këshilltar e zyrtar të ndryshëm qeveritar në nivelet qendrore e lokale.
𝐏𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭
Për çdo vit sipas ligjit zyrtarët e publik, ata që paguhen me taksat e qytetarëve obligohen që të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga viti në vit, pasuria e tyre pëson një ndryshim enorm, duke shpërfaqur për opinion pasuri marramendëse të zyrtarëve që arrijnë të pasurohen në këtë mënyre në vetëm me një pagë mujore.
Kryetarë, drejtorë, ministra, profesorë, gjyqtarë, zëvendësministra, deputetë, këshilltarë, aktivistë e kështu me radhë ishin në të kaluarën pjesë e një zhvillimi galopant të përvetësimit të pasurisë publike në të mira individuale.
Sot, është e njëjta praktikë, duke treguar që shteti dhe ata që menaxhojnë më institucionet e tij, deklarojnë pasuri në prona si: toka, male, villa, banesa, lokale, shtëpi nëpër lagje të izoluara dhe luksoze, shtëpi banimi të dyta e të treta, villa e banesa në bregdet, aksione nëpër biznese, në ndërtim, kriptovaluta, aksione jashtë vendit e kështu me radhë.
𝐌𝐨𝐬𝐩𝐮𝐧𝐚, 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚𝐭
Edhe ky segment vazhdon të duket barrë për qytetarët e vendit, duke dhënë një sinjal aspak dashamirës dhe të drejt kundrejt qytetarëve të vendit që nuk janë pjesë e sektorit publik. Ka me vite të tëra që ky fenomen i festave që shpërdorohen deri në masën që lidhen ditë të tëra e nganjëherë edhe javë duke manifestuar pushimet e festave që bëjnë në vikend, e pushimi medoemos duhet me dal në një ditë ku është ditë punë, porse punonjësi duhet të pushon. Ky formalitet i trashëguar prej vitesh qeveri pas qeverie, kishte qenë një ndër premtimet kryesore të qeverisë së tanishme, se festa do të festohet në ditën e shënuar në kalendar.
𝐁𝐞𝐧𝐢𝐟𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬𝐞𝐭, 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐭
Punonjësit nga sektori publik kishin ndjerë dorën e shtetit që nga shpallja e pavarësisë së republikës. Të gjithë ata që ishin pjesë e sektorit publik përfitonin masa të ndryshme ndihmash qofshin ato ekonomike, qofshin sociale e deri te ajo diplomatike që në kohën kur ishte vendi nën regjim të vizave, punonjësit shtetëror merrnin vizat shumë më lirshëm. Bile në një rast kur kremtoheshin vizat në 2014 një ministër kishte thënë: “se në duhet të gëzohemi për qytetarët, sepse për ne nuk ka pasur në problem për lëvizje të lirë”.
Theksi i veçantë që kishte ndarë shtresat qytetare do vinte atëherë kur botën e kaplon pandemia e quajtur “covid”. Masat ekonomike që shteti shpërndante në popull, zakonisht përfitonin punonjësit nga sektori publik, përfshirë administrata, arsimi, shëndetësia, ndërmarrësit publik e kështu me radhë.
𝐌𝐨𝐬 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢, 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐩𝐫𝐞𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞
Sido që të jetë, dhe në çfarëdo pjesë shoqërore që një shërbyes civil përfshihet, në të shumtën e rasteve kalojnë tejet lehtë duke mos dërguar rastet në nivelet më të larta, nuk ndëshkohen dhe nuk penalizohen aq më pak. Edhe atëherë kur shpërdorin detyrën zyrtare si: korrupsion, përfshirje në presione ndaj kolegeve tjerë, marrje të mitos, mungesë në vendin e punës, e deri të ngacmimet seksuale që është një dukuri e shumë theksuar në institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe ndërmarrjet, institucionet komunale, institucionet republikane, shkollat, spitalet, ambulantat etj.
𝐙𝐯𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐪ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞
Një rast i vetëm që kishte pasur një punonjës i sektorit publik, nga ku eprori i tij në bashkëpunim me një drejtori të caktuar i kishin shkaktuar padrejtësi në ushtrimin e punës së tij dhe shfrytëzimit të të drejtave ligjore që i takonin kishte bërë që rasti të shkon në prokurori, e më pastaj në gjykatë. Përplot 8 vite e disa muaj rasti i tij nuk ishte zgjidhur për shkakun e vetëm se politika arrinte të ushtronte ndikimin e saj.
Kryetarët, deputetet, ministrat, e ndonjë tjetër autoritet i veshur me pushtet, sado që ne mëtojmë të tregojmë dhe krekosim se gjyqësori dhe prokuroria janë të pavarura, kjo në një masë të madhe në realitet fare nuk qëndron.
Nëse një rast me kontest të punës nuk arrin të zgjidhet për më 4-6 vite, a mund ta paramendojmë se raste më të ndërlikuara më të rënda dhe më me ndikim si do të zgjidheshin apo si janë zgjidhur?!
𝐌𝐨𝐬 𝐢𝐧𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐚𝐤𝐮𝐳𝐚 𝐧ë 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐭 𝐮𝐝𝐡ë𝐡𝐞𝐪ë𝐬𝐞
Në qeverisjet e mëhershme ishte një rregull që ishte krijuar duke e praktikuar atë zakonisht në prag të zgjedhjeve, pra në kohën kur fillonin fushatat zgjedhore, targetoheshin njerëz me reputacion, profesionit të lëmive të ndryshme dhe bëhet një prezantim publik duke i bërë jehonë të madhe mediale, deri sa në shumë raste kjo praktike kishte funksionuar për mrekulli, duke i lajthitur votuesit për votim të caktuar dhe specifik. Në momentin që kryheshin zgjedhjet, më të filluar të pushtetit këta profesionist dhe personalitete që ishin angazhuar në fushata, mënjanoheshin, nuk ftoheshin dhe gradualisht përziheshin nga skena politike, duke i zëvendësuar ata me njerëz që jo profesionist, militant partiak, votues të denjë, në të shumtën e rasteve caktoheshin dhe caktohen njerëz nëpër pozita udhëheqëse me një të kaluar shumë të dyshimte dhe me plotë akuza.
𝐆𝐣𝐨𝐛𝐢𝐭𝐣𝐚 dhe 𝐧𝐝ë𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐯𝐞𝐠ë𝐥 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐚𝐫𝐤ë𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭
Në ditët e sotshme organizata dhe përfaqësues të bizneseve kanë ngre alarmin për vështirësitë që biznesi po përjeton, me theks të veçantë bizneset e vogla të cilësuar individuale.
Por, duke që shteti përmes përfaqësuesve të tij nuk e ka këtë hallë e këtë brengë, atij po i intereson se si me inkasuar dhe rritur të hyrat në buxhetin e dhe arkën e shtetit.
Katër (4) institucione të ndryshme përmes inspektorëve të tyre kishin ishin shtrirë nëpër terren duke ndëshkuar biznesit për mos gatishmërinë e tyre në vetëkontroll, dhe një pjesë e tyre duke pasur si barrë të rënd operimin e tyre në treg, kishin lënë anash shumë detyrime të tjera ligjore.
Disa biznese kishin marrë gjobat përmes zarfeve që kapnin shumat 3-4-5 mijë euro. Secili institucion që kishte dal në aksion, kishte gjobitur çdo gjë që kishte hasur që nuk ishte në rregull të një biznes.
Në ditët e sotshme shumë biznese operojnë në kurbën zero, që do të thotë një pjesë e tyre ndoshta as shpenzimet mujore nuk arrijnë ti mbulojnë, dhe ata mëzi qëndrojnë në këmbët e veta dhe shteti është vënë në aksion dhe i kishte lënë “bakshishe” në shuma të majme të parave, që afati për pagesën e gjobave ishte jo më shumë se 15 ditë.
Forma gjobitese ndaj të gjithë atyre që nuk janë pjesë e shtetit dhe institucioneve publike, që nuk kanë ndonjë lidhje të fortë qoftë politike qoftë familjare të lidhur më ndonjë institucion, atëherë gjobat do ti kenë në shpinë pandërprerë kurrë.
Një përfaqësues i biznesit një ditë më herët kishte thanë se i kam tërhequr vërejtjen disa kontrollorëve që i binin në qaf bizneseve se më ketë praktikë, jo po kontribuoni drejtpërsëdrejti në mbylljen e bizneseve, dhe se qëndrueshmëria e tyre në treg nuk do të mund të vazhdon edhe gjatë, ata i kishin thanë: “ata vet duhet ta matin se a duan të qëndrojnë në biznes apo ta mbyllin”.
Kjo të kujton atë thënien e D.Washingtonit kur përgatitet për të vrarë ata që ishte paguar, një plak afër tij deri sa shihte tek mbushte armët i drejtohet: “ZOTI na thotë që duhet të falim. Ai shton: Falja qëndron mes tyre dhe zotit. Detyra ime është tu caktoj takimin”.
𝐏𝐫𝐚!
*****
Sigurisht që dikush kishte me vazhduar me renditjen e pikave që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit tonë në të kaluarën dhe të tashmen, me premtimet që gjerat negative do të ndëshkohen dhe nuk do të përsëriten, por që avazi i vjetër qeverisës mbeti i njëjti pothuajse.
Tetë pikat që ne i kemi specifikuar si pjesa ku qytetarëve të vendit vazhdohet të ju shërbehet një shembull i keq, ishin në të gjitha qeveritë, dhe kjo dukuri qeverisëse duket që po vazhdon edhe sot.
Ka indikatorë që në momentin kur një qeveri fiton zgjedhjet, mëton që shpejt të rehabilitohet në pushtet, dhe fare të mos merret më të kaluarën, duke bërë kështu që të kalohet menjëherë në esencës gllabëruese dhe plaçkitëse, nën moton “se nuk të vjen më rasti”.
Kjo ka bërë që në një formë a tjetër shteti të duhet vetëm nga një pjesë e caktuar, pjesën që shteti i ka futur nën ombrellën e tij.
Pjesa tjetër e qytetarëve ka ngelur në dy zgjidhje, të ik nga vendi apo të përballët në vazhdimësi me trajtimin e shtetit si qytetarë i dorës së dytë.
Siç kishin me thënë : shtetin po e duan nga zor, sepse më dëshirë dhe në mungesë mundësie të gjithë do ta vidhnin, nëse do të mund të arrinin në majat e hierarkisë shtetërore.
Taksapaguesit më të mëdhenj, dhe ata që mbushin arkën e shtetit, pra bizneset duket që kanë filluar lëvizjet e tyre, dhe në një mundësi të mirë që shtetet në rajon i ofrojnë, atëherë kapitalin janë duke e zhvendosur jashtë kufijve të këtij shteti.
Nëse shteti vazhdon që bizneset ti sheh me syrin e armikut. Nëse shteti vazhdon të klasifikon dhe të privilegjon vetëm punëtorët që i paguan nga buxheti i tij. Nëse shteti vazhdon të jetë shembull i keq për qytetarët duke prekur të dhe nënvizuar të gjitha pikat që potencuam më lartë, atëherë e ardhme e mirë nuk do të duket në horizont, ashtu siç nuk po duket as tash! /GJILANI INFO/