Author: admin

Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje. Debati i parë u mbajt me banorët e Malishevës, derisa sonte vazhdon me banorët e Livoqit të poshtëm. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të përfshihen në vendimarrje për projektet lokale. Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal. “Buxhetimin me pjesëmarrje e nisëm në Malishevë me diskutime dhe propozime për projekte që kanë ndikim në jetën dhe mirëqenien e banorëve”, tha Arbenita Sopi Haziri. Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, tregoi listën…

Read More

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Zëvendës Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin, Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa dhe profesoresha Dr. Sc. Shejnaze Gagica, po qëndrojnë në Graz të Austrisë në kuadër të projektit Erasmus+ GreenWB. Gjatë ditës së parë të vizitës studimore, delegacioni ka diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm në Arsimin e Lartë, Qëndrueshmërinë dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Gjithashtu, u trajtuan…

Read More

Drejtoria e Arsimit në Gjilan u bën thirrje nxënësve të aplikojnë për bursa në “Shkollat e Mesme Ndërkombëtare të Arsimit Profesional dhe Teknik” në Republikën e Turqisë. Ndër të tjera, në njoftimin e drejtorisë bëhet e ditur se aplikantët pritet të kenë lindur pas datës 01.01.2008 dhe të përfundojnë klasën e 8-të në korrik të vitit 2014. “Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për bursa në “Shkollat e Mesme Ndërkombëtare të Arsimit Profesional dhe Teknik” në Republikën e Turqisë. Aplikantët pritët të kenë lindur pas datës 01.01.2008 dhe të përfundojnë klasën e 8-të në korrik 2024”, thuhet në njoftimin…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë. Në Pejë janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. “Pejë / 03.06.2024 – 15:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Ndfërsa në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar një grua. “Gjakovë / 03.06.2024 – 09:20. Viktima femër kosovare…

Read More

Një sesionin informues do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), lidhur me mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-up me prioritet inovacionin. Ky sesion do të organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit. Detajet e sesionit janë si më poshtë: Data: 07.06.2024 Ora: 11:00 Vendi: UKZ/Salla B01 “Përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth subvencioneve të ofruara për Start-up-et inovative dhe mënyrat se si mund të aplikoni për to. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë ide kreative dhe dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri”, thuhet në…

Read More

Në bazë nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-2012 , nenit 8 të Rregullores mbi themelimin e mardhënies së punës në KRU “Hidromorava”-sha Gjilan, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01 /2024 për Rregullimin e Proeedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava”-sha Gjilan shpall: K O N K U R S P U B L I K Për plotësimin e vendeve të lira të punës pranë KRU “Hidromorava”-sha Gjilan. 1 (një ) Vozitës i Eskavatorit, kategoria “C”, Gjilan 1 Punëtorë Fizik në mirëmbajtjen e rrjetit të Kanalizimit, Gjilan Lidhur me kriteret e punësimit dhe dokumentacionin përkatës…

Read More

Skuadra e Gjilanit ka ndarë rrugët me trajnerin Gentjan Mezani. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi gjilanas nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. Përveç Mezanit, të kuqtë nga Gjilani kanë ndarë rrugët edhe pjesën tjetër të stafit teknik, si Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent. Klubi i falënderoi që të gjithë për kontributin e dhënë. Skuadra e Gjilanit kaloi një nga edicionet më të vështira viteve të fundit. Pak para nisjes së stinorit të kaluar, ky ekip nuk dihej nëse do të merrte pjesë në gara për shkak të problemeve financiare.…

Read More

Nga Avni Halimi “Të vësh një libër në duart e një injoranti, është po aq e rrezikshme sa të vësh një shpatë në duart e një fëmije”, thoshte Shën Anselmi! Cili është qëndrimi aktual i institucioneve kombëtare mbi librin? A duhet ta lëmë librin në duart e “injorantëve”? Jo, pyetja duhet të jetë: a duhet që “injorantët” të përkujdesen për librin, apo, thënë më butë: meqë libri është “frymë e shejtë”, a duhet të kemi një qasje ekskluzivisht kulturore kundrejt librit, apo, duhet të jemi nonshalantë dhe të mos brengosemi fort, sepse, ka kush të kujdeset për librin! Kush? Institucionet…

Read More

Raportohet se mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, Instituti GAP ka publikuar të dhënat për numrin e të punësuarve në sektorin shëndetësor në Kosovë dhe kosovarëve të punësuar në Gjermani, si mjek, ndihmës medicinalë etj. Në vitin 2019, sipas GAP-it, në Gjermani ishin të punësuar 5,440 kosovarë, kurse në Kosovë 14,582. Kurse, në janar-shtator 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9,091 kosovarë. Në Kosovë ndërkohë ishin të regjistruar 14,786. Numri i të punësuarve në Kosovë që nga viti 2019 deri vitin e…

Read More